Analisti Petrit Zogaj ka komentuar skandalet e partisë në pushtet. Ai ka vlerësuar se tashmë është e qartë që VV-ja është një organizim mafioz. Në profilin e tij në “Facebook”, Zogaj ka shkruar se rregull i këtij organizimin është që lideri(shefi i mafisë) të duket i qet në publik, kurse vartësit e tij të jenë brutal në terren.
“Tashme eshte e qarte qe LV eshte nje organizim mafioz, qe per fatin e keq ka edhe pushtetin politik ne vend. Si rregull, shefi i mafias ne publik duket i qete dhe i permbajtur. Nderkohe qe, varesit e tij duhet me qene brutal, te dhunshem dhe njerezit qe kryjne punet e pista ne terren. Keshtu eshte dhe me kete mafian qe eshte aktualisht ne pushtet ne Kosove. Njerezit poshte Kurtit, jane ata/o qe implementojne ato qe ai u jep si detyra te ditës”, ka shkruar ai, duke treguar se cka bëjnë vartësit e Kurtit.
“Dikush ka me shume pushtet, e dikush me pak. Dikush vendose se kur ndalen rryma e kur vjen, kush behet drejtor ne RTK e kush jo, kur falen borxhet dhe kujt me saktesisht. Ndersa dikush tjeter ka me pak pune-si vjen fjala mirembajtja e raporteve me kriminel-si puna e Radojciqit. Edhe ne sistemet me te brutale mafioze, padyshim qe dikush perfiton nga mirembajtja e kesaj gjendjeje dhe se ka njerez qe e mbrojne me cdokusht sistemin”, ka shkruar Zogaj.
Sipas tij, i gjithë zinxhiri i këtij rrjeti mafioz është në shërbim të udhëheqësit.
“Kjo po ndodhe edhe ne Kosove. Ka njerez qe levizjet mafioze te nje ambasadori mbrohen me fanatizem. Urdherat politik te nje kordinatore ndaj shefit te KEK-ut interpretohen si kujdesje. Komunikimet me kriminel ne kerkim nga drejtesia i shohin si domosdoshmeri per koordinim ne Kuvend. Emerimet ne RTK i mbrojne si veprime per ckapje te institucioneve, e faljen e borxheve si rivleresime raportesh. I gjithe zingjiri i kesaj organizate mafioze eshte ne sherbim te udheheqesit te saj. Secili e secila ne sherbim te eprorit te tij e saj”, ka shkruar Zogaj.