Dallas Vega nga Arizona e Shteteve të Bashkuara, është kërkuesi modern i thesareve, që hulumton në fund të liqeneve apo lumenjve të frekuentuara me turist.
Synim i 28-vjeçarit janë telefonat, kamerat, çantat dhe kuletat, por pa lënë anash as monedhat apo zinxhirët e arit, transmeton Telegrafi.
Deri më tani, ai ka gjetur mbi 100 pajisje teknologjike, që menjëherë u kthyen në gjendje normale, përfshirë disa iPhone dhe kamera GoPro.
Por, për dallim nga të tjerët që mund t’i mbanin telefonat, Vega mundohet t’i bëjë bashkë me pronarët dhe në videon e mëposhtme, mund të shihni në rast të tillë.
Syze, thika, kartela krediti si dhe një herë një armë, janë gjërat tjera që ka gjetur ky zhytës, të cilat i ka shitur për shuma të konsiderueshme të parave. /Telegrafi/