Zhvillime në Bruksel, Kryeministri Kurti rikthehet në hotelin e takimeve

E publikuar: 26/10/2023 17:31
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, është rikthyer përsëri në hotelin në afërsi të selisë së BE-së ku kanë mbajtur takimet me Scholz, Macron dhe Meloni, shkruan Euronews, transmeton Express.

Kurti po takohet aktualisht me përfaqësuesin e BE-së, Miroslav Lajcak.

Edhe Josep Borell më herët ka deklaruar se mund ta braktisë mbledhjen e Këshillit të BE-së për takime me Kurtin dhe Vuçiqin.

Pritet të shihet nëse do të ketë një takim Kurti-Vuçiq./Expres/