Lajmet

Zhdukja e 5 vjeçarit në Zvicër, policia e Aargaut jep detaje

22.06.2026 14:32
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Zhdukja e 5 vjeçarit në Zvicër, policia e Aargaut jep detaje

Një ngjarje tragjike ka goditur familjen kosovare Rahimi në Zvicër, pasi djali i tyre 5-vjeçar, Tiani, rezulton i zhdukur që nga pasditja e së shtunës, pas një aksidenti me gomone në lumin Reuss, pranë Mühlau-t në kantonin e Aargaut.

Sipas Policisë Kantonale të Aargaut, aksidenti ndodhi më 20 qershor 2026, pak para orës 14:00, kur gomonia me të cilën po lundronte familja u përplas me një pemë të rrëzuar në lumë dhe më pas u përmbys.

“Në gomone ndodheshin dy të rritur dhe dy fëmijë të moshës pesë dhe shtatë vjeç. Mjeti lundrues u përplas me një pemë të shtrirë në lumë dhe u përmbys”, thuhet në njoftimin e policisë.

Si pasojë e aksidentit, prindërit dhe vajza 7-vjeçare arritën të shpëtojnë dhe të dalin në breg, ndërsa Tiani 5-vjeçar u zhduk në ujërat e lumit.

“Prindërit dhe vajza shtatëvjeçare arritën të shpëtojnë në breg. Djali pesëvjeçar rezulton i zhdukur”, bëri të ditur Policia e Aargaut.

Menjëherë pas incidentit u organizua një operacion i gjerë kërkim-shpëtimi. Ekipet kërkuan për disa orë në ujë, nga ajri dhe përgjatë brigjeve të lumit, por pa arritur ta lokalizojnë fëmijën.

“Për disa orë u zhvilluan kërkime në ujë, nga ajri dhe nga brigjet e lumit. Fatkeqësisht, djali ende nuk është gjetur”, thuhet më tej në komunikatën zyrtare.

Në operacion u angazhuan dhjetëra pjesëtarë të shërbimeve emergjente, përfshirë policitë rajonale të Wohlen-it, Muri-t dhe Bremgarten-it, Policinë Kantonale të Aargaut, njësitë e policisë ujore, zhytësit e Policisë Kantonale të Cyrihut, ekipet e ambulancës, zjarrfikësit e Mühlau-t dhe shërbimet e shpëtimit ajror.

“Një numër i madh forcash të shpëtimit dhe sigurisë morën pjesë në operacion, përfshirë helikopterin e shpëtimit, dronë policorë, njësitë e shpëtimit në lumenj dhe zhytës të specializuar”, njoftoi policia.
Ndërkohë, kërkimet për gjetjen e Tianit vazhdojnë, ndërsa familja Rahimi dhe komuniteti shqiptar në Zvicër po përballen me orë të vështira pritjeje dhe shprese.

Autoritetet zvicerane kanë nisur gjithashtu hetimet për të sqaruar të gjitha rrethanat që çuan në aksidentin e rëndë në lumin Reuss.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Deklarimet e Arbër Rexhajt për trashëgiminë ortodokse, Rashiq i quan të papërshtatshme dhe ia përcjell qëndrimin udhëheqjes së VV’së

Deklarimet e Arbër Rexhajt për trashëgiminë ortodokse, Rashiq i quan të papërshtatshme dhe ia përcjell qëndrimin udhëheqjes së VV’së

“Vjehrra ishte e pranishme kur Arlinda Zekaj u sulmua me sëpatë”, krejt çfarë dihet për katër të dyshuarit e arrestuar sot

“Vjehrra ishte e pranishme kur Arlinda Zekaj u sulmua me sëpatë”, krejt çfarë dihet për katër të dyshuarit e arrestuar sot

Hetimet e reja të Prokurorisë: Vjehrra e Arlinda Zekajt ndihmoi në përgatitjen e vrasjes, e vëzhgoi djalin duke e goditur me sëpatë

Hetimet e reja të Prokurorisë: Vjehrra e Arlinda Zekajt ndihmoi në përgatitjen e vrasjes, e vëzhgoi djalin duke e goditur me sëpatë

ATK shton kontrollet ndaj bizneseve që shesin online

ATK shton kontrollet ndaj bizneseve që shesin online

Haxhiu takohet me përfaqësuesit e Forumit Kosovar të Aftësisë së Kufizuar, diskutohen të drejtat dhe përfshirja në Kushtetutë

Haxhiu takohet me përfaqësuesit e Forumit Kosovar të Aftësisë së Kufizuar, diskutohen të drejtat dhe përfshirja në Kushtetutë

Tahiri kundërshton mënyrën e trajtimit të reformës në drejtësi: Reformë pa gjithëpërfshirje nuk ka

Tahiri kundërshton mënyrën e trajtimit të reformës në drejtësi: Reformë pa gjithëpërfshirje nuk ka

Qarkulloi mbi gjysmë milioni euro të dyshimta, përballet me aktakuzë për shpëlarje parash

Qarkulloi mbi gjysmë milioni euro të dyshimta, përballet me aktakuzë për shpëlarje parash

Musmurati kërkon nga Murati nënshkrimin e marrëveshjes 74 milionë euroshe për menaxhimin e mbeturinave

Musmurati kërkon nga Murati nënshkrimin e marrëveshjes 74 milionë euroshe për menaxhimin e mbeturinave

Mbrojtja e Thaçit nuk pajtohet me mënyrën se si Haga e llogariti paraburgimin për ish-presidentin: Do ta apelojmë

Mbrojtja e Thaçit nuk pajtohet me mënyrën se si Haga e llogariti paraburgimin për ish-presidentin: Do ta apelojmë

Jashari dhe Dimo flasin për zgjerimin e bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes dhe edukimit ushtarak

Jashari dhe Dimo flasin për zgjerimin e bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes dhe edukimit ushtarak

Miratohet raporti me amandamente për Projektligjin për rekrutimin dhe integritetin e gjyqtarëve e prokurorëve

Miratohet raporti me amandamente për Projektligjin për rekrutimin dhe integritetin e gjyqtarëve e prokurorëve

Rama me akuza ndaj Qeverisë për projektin e memorialit të Adem Jasharit: S’po na lënë t’i nderojmë heronjtë tanë

Rama me akuza ndaj Qeverisë për projektin e memorialit të Adem Jasharit: S’po na lënë t’i nderojmë heronjtë tanë

“T’budallëm bre”, Mustafa reagon ndaj etiketimit të bashkëpunëtorëve të Ibrahim Rugovës si “UDB-sha”

“T’budallëm bre”, Mustafa reagon ndaj etiketimit të bashkëpunëtorëve të Ibrahim Rugovës si “UDB-sha”

“Ne të duam mami”, dy djemtë e Liridona Ademaj kërkuan që bluza me emrat e tyre të vendosej mbi varrin e saj

“Ne të duam mami”, dy djemtë e Liridona Ademaj kërkuan që bluza me emrat e tyre të vendosej mbi varrin e saj

Osmani: Deri këtu paska arritur urrejtja ndaj LDK-së, të njollosen edhe ata që u vranë

Osmani: Deri këtu paska arritur urrejtja ndaj LDK-së, të njollosen edhe ata që u vranë

Picula: Serbia të hapë arkivat e luftës dhe të japë informacione për të zhdukurit

Picula: Serbia të hapë arkivat e luftës dhe të japë informacione për të zhdukurit