Zhduket një 14-vjeçare nga Prizreni

E publikuar: 19/01/2024 21:39
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një vajzë 14-vjeçare nga Prizrenit është raportuar e zhdukur në polici. E njëjta sipas familjarëve, ka dalë nga shtëpia më 16 janar dhe ende s’dihet asgjë për fatin e saj.

Rastin për lajmi.net e ka konfirmuar Shaqir Bytyqi, zëdhënës i policisë për rajonin e Prizrenit.

“Rasti është nën hetime nga Sektori Rajonal i Hetimeve”, ka thënë Bytyqi.