Zgjedhjet në Drenas mund të jenë befasuese (Video)

E publikuar: 01/11/2016 07:46
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Zgjedhjet në Drenas janë një test për partitë politike. Profesori i çështjeve kushtetuese, Mazllum Baraliu thotë se ka pasur një dinamikë politike të bujshme, bile trazuese gjatë këtyre 2 viteve e më tepër, prandaj mund të ketë lëvizje e ndryshme dhe befasi.

“Mund të jetë test mjaftë indikativ dhe serioz dhe nuk ka rëndësi që është apo nuk është bastion i një partitë politike kjo komunë sepse gjërat ndryshojnë, evulojnë”, ka thënë Baraliu në emisionin “Kontakt” me Valdrin Krasniqin në Tribuna Channel.

“Me e rëndësishmja për ne është që zgjedhjet të kalojnë në atmosferë demokratike”, ka deklaruar profesori.

 “Ka pasur mjaftë lëvizje, lëkundje dhe pakënaqësi do të thosha tundime brenda PDK-së, veçanërisht këto aktgjykimet kundër ish-pjesëtarëve të UÇK-së mund të kenë shkaktuar pakënaqësi te popullata, prandaj mund të këtë ndonjë ndikim në elektorat”, ka deklaruar ai.

Profesori ka folur edhe për zgjedhjet nacionale. Ai thotë se për të pasur zgjedhje të mira do të duhej së paku 6 muaj kohë për t’i përgatitur.

“Për të përgatitur si duhet zgjedhjet nacionale, pa vakuume të mëdha, pa probleme të mëdha dhe për t’i vetëdijesuar qytetarët, sensibilizuar dhe ingranuar në procesin elektoral, është standard po thuajse ndërkombëtar, do të duhej së paku 6 muaj. Kjo duhet të respektohet në qoftë se ne dëshirojmë të mos kemi zgjedhje sikur të vitit 2010”, ka deklaruar profesori.

Baraliu ka folur në detaje për zgjedhjet nacionale dhe për mungesën e ligjit të ri zgjedhor në këtë proces./Tribuna/