Zëvendësdrejtori i RTK’së bën veprim skandaloz, vendos stilolapsin mes gjoksit të Arilenës

E publikuar: 28/02/2024 20:59
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Adi Krasta, zëvendësdrejtori i televizionit publik të Kosovës është kapur duke bërë një veprim skandaloz në emisionin ‘X Factor’ në Shqipëri.

Përgjatë transmetimit live, teksa s’janë pajtuar për dy konkurrentë, Adi Krasta ka bërë një veprim të sikletshëm ndaj këngëtares Arilena Ara, shkruan Gazeta Insajderi.

Ai ka vendosur në mes të gjoksit të këngëtares një stilolaps.

Mediat në Shqipëri kanë publikuar pamjet, ndonëse këtë pjesë s’e ka të shkëputur televizioni Klan nëpër platformat e videove.

RTK’ja ende s’ka reaguar për këtë veprim të Krastës.