Zemaj: Vendimet e Kushtetueses për tokën e Manastirit duhet të korrigjohen

E publikuar: 21/05/2016 22:03
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës Armend Zemaj e ka kundërshtuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese për pronën e Manastirit të Deçanit. Thotë se është në kundërshtim me liritë dhe të drejtat themelore të njeriut derisa ka kërkuar korrigjimin e tij.

Shkrimi i plotë i Zemajt në Facebook:

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese që legjitom bartjen e pronave të ndërrmarrjeve “Iliria” dhe “Apiko” në pronësi të Manastirit të Deçanit duhet të theksoj së pikërishtë është në vendim i cili bie në kundershtim me të drejtat dhe liritë themelore të njeriut. Legjitimimi i vendime të padrejta që kanë ndodhe në 100 vjeqarin e kaluar në demtim të pronave të shqiptarëve është jo i drejtë dhe kriojn precedant të rrezikshëm në shumë raste tjera. Edhe pse ligjerishte jemi të hendikepuar të komentojmë vendimet e Gjykatës Kushtetuese personalishtë mendoj se ky vendim nuk është ne harmoni me të drejtat elementare. Ftoj për qetesi publike dhe mbi të gjitha ftoj institucionet vendimmarrëse të shqyrtojne sa më shpejt mundësin e korigjimit të shumë padrejtësive që ka ndërrmarë pushtuesi ne disfavor të interesave të përgjithshme të qytetarëve shqiptar të Kosovës.