Zemaj, Qeverisë: Bëhuni më seriozë, 871 të infektuar, buka 60 centë

E publikuar: 14/07/2022 13:18
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, ka kërkuar përgjigje nga Qeveria për siç tha ai, gjendjen aktuale në Kosovë.Në seancën e sotme, ai tha se gjendja është e patolerueshme dhe kërkoi nga Qeveria “të bëhen pak më seriozë”.“871 të infektuar sot, asnjë përgjigje. 60 centë buka, del ministri i Financave tallet jo i ke prish raportet me Bankën Botëtore, ta merr mendja që jemi NATO a KFOR-i. Ne kërkojmë përgjigje, qytetarët kërkojnë përgjigje”.

“Kjo gjendje është e patolerueshme, bëhuni pak më seriozë. Shëndeti publik është shumë i rëndësishëm, pacientët po dëmtohen në të gjitha format, detyrohen të shkojnë e të kërkojnë ndihmë në spitale private”, tha Zemaj.