Deputeti i zgjedhur i LDK-së Armend Zemaj,ka folur pas ndërprerjes së seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës.
Ai theksoi se Lidhja Demokratike nuk është pjesë e skenarit.
“Jo, ne nuk kemi qenë as të njoftuar. Krejt çka ka rrjedhur e keni parë në seancën kuvendore kur pritej edhe emri dhe nuk ka debat. Por, ky është Albin Kurti, edhe debatoi edhe të hap fushatë elektorale edhe kërkoi kohë shtesë duke menduar që është një dhe mbi Kushtetutën”, tha Zemaj.
“Vendimi i Kushtetueses, thotë se brenda 30 ditësh që të formohet Kuvendi. Çdo veprim tjetër na shtyn në krizë institucionale. Sot përfundon afati kushtetues për konstktuimin e Kubendit. Te presim sot a ka ndonjë lëvizje, takim për shkak se sot përfundon afati”, Zemaj.




























