Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, ka folur gjatë seancës së sotme të jashtëzakonshme për raportimet e mediave për ambalazhuesit e ujit.
Ai përmendi edhe publikimin e bisedave mes Dejona Mihalit e Nagip Krasniqit dhe Mimoza Kusarit me Igor Simiqin. Zemaj me këtë rast tha se Mihali është vet Kurti.
“Të rikujtojmë që Hafizi nuk është ndonjë person i parëndësishëm, ai është njeri shumë i afërt me Kurtin, ndërsa Dejona është vet Kurti. Të dy rastet tregojnë se kjo qeveri është zhytur në korrupsion, këta njerëz janë shkurt e shqip struktura kriminale. Duhet të dimë se si njeriu i quajtur Naser Hafizi me pagë pak më shumë se 700 euro të blejë 4 banesa, prona dhe vec në muajin shkurt të këtij viti të ketë qarkullim bankar mbi 400 mijë euro, pse nuk janë alarmuar insitutucionet përgjegjëse me kohë për disproporcionin e madh në krahasim me të hyrat e tij, a deri këtu e ka kapur shtetin kjo qeveri e cila edhe sot del i mbron njerëzit e korruptuar dhe atë pa fije turpi? A mund të dijmë spe një person i quajtur Dejona Mihali, pa asnjë pozitë në qeveri, vendos kur duhet të ndalet rryma, çfarë të komunikohet dhe si të komunikohet për punësime dhe për zhvillim? Kësaj s’mund t’i themi gjë tjetër veçse organizim i një skeme kriminale, pa frikën e përgjegjësisë dhe pa brengën e llogaridhënies”, ka thënë Zemaj.