Zeka: Ka bisedime me AKR-në, S’ka marrëveshje, e vërtetë që do të arrihet marrëveshja!

E publikuar: 03/09/2017 22:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Deputeti i Nismës për Kosovën, Milaim Zeka, e ka mohuar se aktualisht është arritur një marrëveshje ndërmjet koalicionit PKD-AAK-NISMA dhe AKR-së.

“Te pakten gazetaret me i kursy publikun

Qe ka bisedime me AKR-ni, dhe jo vetem, kjo eshte e vertete. Qe nuk ka asnje marreveshje, edhe kjo eshte e vertete. Qe do arrihet shpejte nje marreveshje, edhe kjo eshte e vertete. Ama, lajmi i transmetuar sonte nga RTK-ja, se gjoja “eshte arritur nje marreveshje” bash eshte rrene e kulluar. Se kush nga PAN-i e ka shitur kete rrene, eshte pergjegjesi e kryeredaktorit te lajmeve qe ta zbuloje. Nese mediumi publik do ta kishte marreveshjen e nenshkruar ne mes PAN-it dhe AKR-se, sigurisht qe do ta botonte.

Ndonje politikani shaklaman, qe Ballkani eshte i stermbushur me ta, gatuan dezinformata, eshte deri dikund e pranueshme nga publiku, ama kur gazetaret behen viktime e ketyre rrenave, eshte keq edhe per vet ata, edhe per publikun!

Neser mbase do te kemi lajme-lajme, ama jo marreveshje…” (sic.), ka shkruar Zeka në profilin e tij në Facebook. /Telegrafi/

TË FUNDIT