Kompania xeherore britanike Gem Diamonds njoftoi se kohë më parë në Lesoto të Afrikës ka zbuluar diamantin 910 karat, i cili konsiderohet njëri nga pesë diamantet më të mëdhenj të gjetur ndonjëherë.
Diamanti është gjetur gjatë gërmimeve në minierën Letseng dhe mund të arrijë vlerën rreth 33 milionë euro, vlerëson analisti Ben Davis nga kompania për investime.
Diamanti më i madh në botë është Kulinan me 3.106 karatë, i cili është zbuluar në vitin 1905, në Afrikën Jugore. /kp/