Zbulohet misteri i zhdukjes së Putinit: Ndodhet në Lugano të Zvicrës

E publikuar: 13/03/2015 12:56
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Që prej 5 marsit, ai nuk është shfaqur në public. Kjo ka bërë që mediat të ngrejnë pikëpyetje mbi Vladimir Putin.
Disa prej tyre shkruanin se ai ishte sëmurë, madje pati nga ato që shkruanin edhe se kishte vdekur.

Por, Vladimir Putin ndodhej në Zvicër. Rsi News,duke iu referuar gazetës zviceriane Blick, shkruan se Putin ndodhej në Lugano, ku është shtruar e dashura e tij, gjimnazistja 32­vjeçare Alina Kabaeva.

Kjo e fundit raportohet se ka sjellë në jetë fëmijën e presidentit rus dhe ky i fundit i ka qendruar pranë.

Putin kishte rezervuar disa dhoma në spitalin e Sorengos, ndërsa tashmë ato janë liruar.

Televizioni rus ndërkohë ka shfaqur pamje të Putin, gjatë një takimi që pretendohet se është zhvilluar sot.

Ndërkohë, Kremlini ka konfirmuar se ai do të jetë i pranishëm në ceremoninë për ribashkimin e Krimesë me Rusinë, e cila do të mbahet më 16 mars./express/