Zbulohen bisedat private të familjes së Millosheviqit

06.10.2015 15:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Zbulohen bisedat private të familjes së Millosheviqit

Bisedat e tyre private zbulojnë se si e gjithë familja shpesh është marrë me gjëra të parëndësishme – nëse uji në pishinë para shtëpisë ishte shumë i ngrohtë dhe që djali i tyre Marko ishte shumë i dobët, transmeton Klan Kosova.

Dy vjet pas tetorit të vitit 2000 janë publikuar transkriptet e bisedave ndërmjet Sllobodan Millosheviqit, gruas së tij Mira dhe të birit Marko, të cilat i ka regjistruar shërbimi informativ kroat në vitet e para rënies së Millosheviqit.

Bisedat e tyre private zbulojnë atë se si e gjithë familja nuk kishte shumë kontakte me realitetin, dhe se si shpesh janë marrë më gjëra krejt të parëndësishme, të tilla si nxjerrja e dhëmbit, nëse uji në pishinë ështe shumë i ngrohtë dhe nëse djali i tyre Marko ishte shumë i dobët.

TRANSKRIPT I BISEDËS NDËRMJET SLLOBODAN DHE MARKO MILLOSHEVIQIT:

Marko: Jam i varur si kafshë.

Millosheviq: Mirë, i bukuri im. Unë kam biseduar më një mjek dhe pak edhe kam menduar me kokën time. Ti nuk ke nevojë farë ta operosh atë.

Marko: Uee, babi, mendoj, e kam ditur që do të…

Millosheviq: Prit të të sqaroj diçka. A e din se përse tani ajo të duket ty ashtu? Sepse ti je jashtëzakonisht i dobët dhe çdo gomar i moshës tënde duket ashtu, dhe kur do të mbushesh pak , ashtu që thuhet, të stabilizohesh, të gjitha do të shkojnë në vend të vet. Edhe unë jam dukur edhe më keq kur kam qenë i dobët.

Marko: Paj, shiko, pajtohem, por unë nuk e kam qëllimin që të zbukurohem për 15 vjet.

Millosheviq: Ashtu të duket ty sepse je ashtu i dobët. Dhe duhet prapa veshëve të zhvishet një muskul. Ndërsa ti ke vetëm kocka, më kupton, pra në bazë të saj çdo ndërhyrje me dhunë kundër natyrës është budallaki, i bukur je si kukull, si babi. Mos bëj shaka…, ja pra!

Marko: Babi…

Millosheviq: Unë jam kundër dhe unë jam prind, ja pra.

Marko: Bukur shumë. Ndërsa unë jam për dhe jam i rritur.

Millosheviq: E, nëse je i rritur, kam për të të rrahur keq kur të vish këtu.

Marko: Mos u shqetëso, babush…

Millosheviq: Dua të të tregoj që shkak i saj është që vetëm pse je i dobët. Kokën e ke të theksuar, stomakun e ke si pesë dinarëshi. Pse nuk e vë në bark edhe një rrip proshute.

TRANSKRIPT I BISEDËS NDËRMJET MARKO MILLOSHEVIQ DHE MIRA MARKOVIQ:

Marko: Mami, une do t’i ndërroj të gjithë dhëmbët. 29 dhëmbë i kam në kokë dhe 29 dhëmbë do t’i ndërroj. Nuk do t’i rregulloj, por do t’i ndërroj.

Mira: Të të tregoj diçka. Është e ditur që sulmimi i shëndetit është gjë johumane.

Marko: Kjo është kroate.

Mira: Ti je me të vërtetë budalla.

Marko: Ti e di se si flet ai. Asgjë nuk e kuptoj. Asgjë fare, njejtë si Tugjman. Ashtu buzët e shtrënguar, shikim ironizues. Qëndrim ashtu fashist femëror. Kush është … nëna….

TRANSKRIPT I BESEDËS NDËRMJET SLLOBODAN DHE MARKO MILLOSHEVIQ (2):

Marko: Babush, ku e kam nënën?

Millosheviq: Çfarë të duhet nëna kur e ke babain këtu?

Marko: Meqë ti je tip konservator, nuk do të të pyes ty.

Millosheviq: Më pyet mua.

Marko: Babush? Çfarë mendon rreth idesë për të hapur një maternitet?

Millosheviq: Çfarë materniteti bre?

Marko: Maternitet, e din se si duket materniteti? Meqë këtu vetëm sa nuk vdesin, jo nga zemra, por edhe nga murtaja, paramendo të punësoj gjinekologë me renome, t’u jap çmime të pranueshme, kushte maksimale, dhoma të veçanta, rehati të plotë.

Millosheviq: Mos bëj shaka ma mua. Më mirë e ke mbaje “Madonën”.

Marko: Por unë nuk kam menduar në “Madonë” ta krijoj maternitetin. Kjo nuk është e papranueshme.

Millosheviq: Epo ku pra?

Marko: Do ta ndërtoja të pavarur nga diskoteka… të pyes në mënyre gjenerale, çfarë mendon?

Marko: Babi, a e di se sa kushton aborti këtu nëpër vrima të Pozharevcit? 150 marka!

Millosheviq: Por në maternitet nuk ka abortime. Aty lindin fëmijë.

Marko: Ka edhe abortime.

Në fillim të vitit 1997 Marko Millosheviq është zhvendosur në shtëpinë e re me pishinë, dhe i telefonon prindërit.

Marko: A e di se temperatura e ujit në pishinën time është 38 gradë?

Millosheviq: Ti je i çmendur bre. Kjo nuk është e shëndetshme.

Marko: Po, pa lidhje. Duhet të jetë 18. Ajo është gjë e duhur.

Millosheviq: Nuk guxon të jetë mbi 30.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Trainkos: Vagonët u dërguan për riparim në Serbi nga kompania vendore fituese e tenderit

Trainkos: Vagonët u dërguan për riparim në Serbi nga kompania vendore fituese e tenderit

AAB, ZGJEDHJA E PARË PËR STUDIME – HAPET AFATI I DYTË DHE KONKURSI PËR BURSA

AAB, ZGJEDHJA E PARË PËR STUDIME – HAPET AFATI I DYTË DHE KONKURSI PËR BURSA

Pacolli e Lushtaku nënshkruajnë marrëveshjen për financimin e programeve të banimit

Pacolli e Lushtaku nënshkruajnë marrëveshjen për financimin e programeve të banimit

Kurti: Dosjet e Brigadës së Motorizuar 37 duhet të hapen tash në vitin 2026, jo në 2044

Kurti: Dosjet e Brigadës së Motorizuar 37 duhet të hapen tash në vitin 2026, jo në 2044

Dioguardi pas marrjes së shtetësisë: Tani po përpiqemi të krijojmë një komb, Kosova po sulmohet nga armiqtë

Dioguardi pas marrjes së shtetësisë: Tani po përpiqemi të krijojmë një komb, Kosova po sulmohet nga armiqtë

Haxhiu u dorëzon dekretet e shtetësisë Joe dhe Shirley DioGuardit

Haxhiu u dorëzon dekretet e shtetësisë Joe dhe Shirley DioGuardit

Haxhiu: Kosova do të vazhdojë të qëndrojë përkrah Ukrainës

Haxhiu: Kosova do të vazhdojë të qëndrojë përkrah Ukrainës

“50 plumba kallashnikovi”, detaje të reja nga ekzekutimi i babë e bir në Dukagjin të Shkodrës

“50 plumba kallashnikovi”, detaje të reja nga ekzekutimi i babë e bir në Dukagjin të Shkodrës

QKUK jep detaje për tragjedinë në Malishevë: 25-vjeçarja arriti pa shenja jete, 26-vjeçari në gjendje shumë të rëndë

QKUK jep detaje për tragjedinë në Malishevë: 25-vjeçarja arriti pa shenja jete, 26-vjeçari në gjendje shumë të rëndë

“Zyrtarët e shtetit shkuan në Serbi pas Banjskës”, Ramadani kërkon veprim nga Kurti: Prita që e largoni menjëherë Rizvanollin

“Zyrtarët e shtetit shkuan në Serbi pas Banjskës”, Ramadani kërkon veprim nga Kurti: Prita që e largoni menjëherë Rizvanollin

Sindikata e Re e KEK-ut proteston të mërkurën në tri divizione në solidarizim me familjet e punëtorëve të vdekur

Sindikata e Re e KEK-ut proteston të mërkurën në tri divizione në solidarizim me familjet e punëtorëve të vdekur

Vrasja dhe plagosja në Malishevë: Sekuestrohet arma e cila dyshohet se u përdor për të kryer aktin

Vrasja dhe plagosja në Malishevë: Sekuestrohet arma e cila dyshohet se u përdor për të kryer aktin

Trump ironizon Kanadanë: Kërkon “përfitimet” e të qenit shtet amerikan pa u bërë shtet i SHBA-së

Trump ironizon Kanadanë: Kërkon “përfitimet” e të qenit shtet amerikan pa u bërë shtet i SHBA-së

Daut Haradinaj: Trainkos vizitoi Serbinë për riparim vagonësh, e larguan nga puna punëtorin që tregoi – ja dokumenti

Daut Haradinaj: Trainkos vizitoi Serbinë për riparim vagonësh, e larguan nga puna punëtorin që tregoi – ja dokumenti

Maqedonia e Veriut aktivizon “Safe City”, të huajt me targa të huaja mund t’i paguajnë gjobat online

Maqedonia e Veriut aktivizon “Safe City”, të huajt me targa të huaja mund t’i paguajnë gjobat online

Ymeri për KEK-un: Milionat s’janë ndalë asnjëherë, por siguria e punëtorëve ka mbetur pas

Ymeri për KEK-un: Milionat s’janë ndalë asnjëherë, por siguria e punëtorëve ka mbetur pas