Zbardhet premio e Kombëtares shqiptare

11.01.2016 12:54
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Zbardhet premio e Kombëtares shqiptare

Arritja e kuqezinjve në Evropian ishte diçka e rrallë që meritonte gjithashtu edhe një shpërblim të majmë.
Pas triumfit në Jerevan, ishin eksponentët e lartë të institucionit të futbollit në vend që konfirmuan se kualifikimi do të shoqërohej me një shpërblim të konsiderueshëm.

Gazeta “Panorama Sport” ka mësuar edhe vendimin e plotë të Komitetit Ekzekutiv në lidhje me përllogaritjen e shpërblimit për ekipin kombëtar, si dhe shumën përfundimtare që do të ndajnë heronjtë kuqezinj për arritjen në Francë.

Federata ka shtuar premion në afërsisht 3 milionë euro, ndryshe nga sa ishte mësuar më parë që u deklarua se shpërblimi do të ishte 2 milionë euro.

Përllogaritja

Në mbledhjen e fundit të tij, KE ka vendosur edhe shpërblimin për çdo futbollist për kualifikimin. Gazeta “Panorama Sport” ka mësuar se bëhet fjalë për një përllogaritje të 23 futbollistëve, aq sa është numri i ekipit të federuar edhe për në kompeticionin e rëndësishëm. Shuma që i korrespondon çdo lojtari është 102 mijë euro.

Sipas përllogaritjeve, bëhet fjalë për 2 milionë e 346 mijë euro (neto) që do të shpërndahen për lojtarët e Kombëtares dhe stafin. Kësaj shifre, duke i shtuar edhe përqindjen e nevojshme për “TVSH”-në, shifra e përgjithshme që është miratuar nga KE dhe që do të dalë nga arkat e Federatës Shqiptare të Futbollit, shkon në rreth 3 milionë euro.

Ndarja

Është kapiteni i Kombëtares dhe një përfaqësi e ekipit që do të bëjnë edhe ndarjen e kësaj shume. Në bazë të kontributit që ka dhënë çdo futbollit, do të ketë edhe një përllogaritje për të saktësuar shumën që i takon çdo futbollisti si shpërblim për arritjen me Kombëtaren.

Trajneri i Kombëtares, Xhani De Biazi, ka deklaruar në përfundim të kualifikueseve që kanë qenë 32 futbollistë që kanë marrë pjesë në këtë rrugëtim dhe tashmë mbetet për t’u parë se cila do të jetë përqindja që do të korrespondojë për secilin prej tyre.

Tashmë është detyrë e kapitenit të Kombëtares dhe “komisionit” të brendshëm të skuadrës që do të krijohet për të bërë edhe llogaritjet e duhura, në mënyrë që të bëjnë të mundur shpërndarjen e kësaj shume. Është detyrë e këtij “komisioni” që të përpilojë edhe listën përfundimtare të shumës që i takon çdo futbollisti, për ta paraqitur më pas në Komitetin Ekzekutiv pranë institucionit të futbollit.

Më pas, ky i fundit do të miratojë këtë listë dhe do të urdhërojë shpërndarjen e shumës së parave për secilin lojtar në llogarinë bankare përkatëse.

Përveç shumës që do të jepet si shpërblim nga federata, ishte edhe kreu i qeverisë shqiptare që premtoi një milion euro shpërblim për kuqezinjtë, por deri tani nuk është njoftuar ende asgjë në lidhje me këtë shpërblim.

Vendimet

Ndërkohë, në faqen zyrtare të FSHF-së nuk është zbardhur procesverbali i vendimeve të KE, por është shpërndarë një njoftim për mediat me pika të përgjithshme. Postimi i fundit mbi vendimet e komitetit është i 19 majit 2015.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Veseli zyrtarisht te Empoli

Veseli zyrtarisht te Empoli

Stoke jep një lajm të mirë, Shaqiri i kthehet fushës

Stoke jep një lajm të mirë, Shaqiri i kthehet fushës

Disiplina 200 mijë lekë gjobë Skënderbeut dhe Flamurtarit

Disiplina 200 mijë lekë gjobë Skënderbeut dhe Flamurtarit

‘Balotelli mund të kthehet në krye të futbollit’

‘Balotelli mund të kthehet në krye të futbollit’

Juve ‘shfryn’ ndaj Kaljarit, Interi bind me Empolin

Juve ‘shfryn’ ndaj Kaljarit, Interi bind me Empolin

Këto janë dy ‘bombat’ e Xhakës që i detyroi tifozët e Arsenalit t’i kushtojnë këngë (Video)

Këto janë dy ‘bombat’ e Xhakës që i detyroi tifozët e Arsenalit t’i kushtojnë këngë (Video)

Sevilla, fitore me vuajtje ne derbi

Sevilla, fitore me vuajtje ne derbi

Xhaka, tjetër gol me Arsenalin (Video)

Xhaka, tjetër gol me Arsenalin (Video)

PSG e ka të thjeshtë, 3-0 ndaj Dijon

PSG e ka të thjeshtë, 3-0 ndaj Dijon

Rikthehen Bale e Ronaldo, mungojnë Pepe e Casemiro

Rikthehen Bale e Ronaldo, mungojnë Pepe e Casemiro

Benfica kalon 3-1 Bragën dhe ngjitet në krye

Benfica kalon 3-1 Bragën dhe ngjitet në krye

Ermir Lenjani ka një mesazh për Rennes dhe tifozët e saj

Ermir Lenjani ka një mesazh për Rennes dhe tifozët e saj

Ja si e përgatit Griezmann ndeshjen kundër Barcelonës

Ja si e përgatit Griezmann ndeshjen kundër Barcelonës

Ja ekzekutimet e Argjentinasit (66 Viktima) ! E Pabesueshme (FOTO)

Ja ekzekutimet e Argjentinasit (66 Viktima) ! E Pabesueshme (FOTO)

Zidane, më pak i varur nga BBC. Luis Enrique “nuk ka derman” pa MSN

Zidane, më pak i varur nga BBC. Luis Enrique “nuk ka derman” pa MSN

Formacioni i javës në Premierligë (Foto)

Formacioni i javës në Premierligë (Foto)