Zaevi lideri i parë që vizitoi Lagjen e Trimave, liderët shqiptarë s’duken askund

11.05.2015 18:18
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Zaevi lideri i parë që vizitoi Lagjen e Trimave, liderët shqiptarë s’duken askund

Edhe përkundër apeleve të shumta për ndihmë, asnjë funksionarë shtetëror ose lider politik shqiptar, nuk ka vizituar familjet në nevojë në Lagjen e Trimave në Kumanovë. Politikani i parë që vizitoi Kumanovën, familjet dhe pronat e dëmtuara ishte lideri i opozitës Zoran Zaev.

Ai theksoi se më e rëndësishmja për momentin është ndihma që u duhet këtyre banorëve të pastrehë dhe me pronë të shkatërruar.

“Duhet patjetër të rregullohet dëmi, i cili është material. E di se dhimbja shpirtërore, ndjenjat, traumat të cilat i kanë kaluar bashkëqytetarët tanë këtu, deri sa ndodhte lufta, askush nuk mund tua kompensojë. Por do të përsëris edhe njëherë, unë jam njeri krenar, qytetar krenar i këtij vendi, sepse e kemi popullin tonë unik dhe të bashkuar”, deklaroi Zoran Zaev, kryetar i LSDM-së.
Ekipi i televizionit Alsat M, prezent që nga orët e mëngjesit në mesin e banorëve në nevojë, regjistroi të paktën 15 shtëpi të shkatërruara plotësisht dhe po aq të dëmtuara rëndë si nga plumbat ashtu edhe nga bastisjet e policisë. Dhjetëra shtëpi të tjera kanë pësuar dëmtime më të lehta. Qytetarët e tmerruar me lot në sy ndanin përshtypjet e dy ditëve të kaluara, por edhe dhimbjen për pronën e shkatërruar.

Këshilli Komunal i Komunës së Kumanovës paralajmëroi formimin e Komisioneve që do ta vlerësojnë dëmin në Lagjen e Trimave, pas çka do të tentohet tu ndihmohet familjeve të dëmtuara.

“Shtabi komunal për mbrojtje dhe shpëtim dhe kryetari i Komunës janë në kontakt të vazhdueshëm me qytetarët, ne si këshill gjithashtu. Do të formohen komisioni nga ekspertë të cilët do të evidentojnë dëmet materiale në terren dhe gjithsesi Komuna e Kumanovës do të kërkojë ndihmë nga shteti dhe nga gjithë qytetarët human për tu ndihmuar qytetarëve të cilët mbetën të dëmtuar në këto konfrontime”, tha Maksim Dimitrievski, Kryetar i Këshillit Komunal të Kumanovës.

Ndihma për familjet e dëmtuara ka paralajmëruar edhe Kryqi i Kuq. Nga ky institucion thonë se ekipet janë në terren prej ku po marrin vlerësimet e para rreth dëmeve të shkaktuara.

“Prej sot ekipet tona janë në teren dhe pas vlerësimeve të para sigurisht që do tu dalim në ndihmë duke plotësuar nevojat për gjithë atë popullatë që ka pësuar dëme të mëdha gjatë vikendit. Dua ta përmend se Kryqi I Kuq I Maqedonisë fillimisht do ti mbulojë kategoritë më të rënda të popullatës dhe më pas do të vazhdojmë me familjet tjera. Prej të shtunës për ndihmë janë paraqitur katër familje, të shtunën tre dhe gjatë ditës së djeshme një”, u shpreh Suzana Tuneva Paunevska, përfaqësuese e Kryqit të Kuq.

Gjatë luftimeve, ishin vrarë dhe lënduar edhe bagëtitë që ruanin familjet e kësaj lagjeje. Për shkak të rrezikut të infektimeve si pasojë e ngordhjes së bagëtive, është kërkuar intervenim i institucioneve shëndetësore, por as ata deri tani nuk kanë vizituar lagjen. Qendra për shëndet publik thotë se ende nuk ka marrë urdhër për të dalë në terren për të kontrolluar infektimet eventuale. Kreu i sektorit për epidemiologji tha se në raste të tilla duhet të ketë plan operativ por deri më tani as repartit të higjienës e as tyre nuk i është kërkuar një inspektim i terrenit. Drejtoi i inspektoratit shtetëror sanitar thotë se për situatën në terren është e përgjegjshme qendra për shëndet publik në Kumanovë, e cila në fakt duhet të marrë leje nga ministria e shëndetësisë për veprim.

Pwrveç dëmeve materiale, deri tani nuk ka informata për viktima mes civilëve. Prej asaj që ka mësuar televizioni Alsat M deri më tani, gjatë luftimeve është lënduar lehtë edhe një civil. Bëhet fjalë për një djalosh 18 vjeçar, i cili është lënduar lehtë në krah dhe pas marrjes së ndihmës së domosdoshme mjekësore, është lëshuar në kurim shtëpiak. Benjamin Arifi

Zoran Zaev_11_1

 

Zoran Zaev_11_2

 

Zoran Zaev_11_3

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Abdixhiku pas takimit me Kurtin: Ky është një hap përpara, kemi diskutuar për emra konkretë

Abdixhiku pas takimit me Kurtin: Ky është një hap përpara, kemi diskutuar për emra konkretë

Kurti pas takimit me Abdixhikun: Është hera e parë që kemi diskutuar për emra të përveçëm

Kurti pas takimit me Abdixhikun: Është hera e parë që kemi diskutuar për emra të përveçëm

Nasim Haradinaj me akuza ndaj Hysni Gucatit të OVL UÇK: U zu në hajni, e din ai, për t’u mbuluar thirri protestë

Nasim Haradinaj me akuza ndaj Hysni Gucatit të OVL UÇK: U zu në hajni, e din ai, për t’u mbuluar thirri protestë

KEDS del me njoftim për reduktimet gjatë datave 27, 28 dhe 29 gusht

KEDS del me njoftim për reduktimet gjatë datave 27, 28 dhe 29 gusht

Haxhiu reagon për vrasjen e 80-vjeçares në Prizren: Mjaft më me vrasjen dhe dhunën ndaj grave

Haxhiu reagon për vrasjen e 80-vjeçares në Prizren: Mjaft më me vrasjen dhe dhunën ndaj grave

Haradinaj: 25 miliardë euro të shpenzuara, asnjë metër autostradë – Kurti shkon në Maqedoni të mburret me projektet e BDI-së

Haradinaj: 25 miliardë euro të shpenzuara, asnjë metër autostradë – Kurti shkon në Maqedoni të mburret me projektet e BDI-së

Mickoski për nisjen e autostradës Shkup-Bllacë: E premtuam, i lumtur që një kompani maqedonase po i kryen punët

Mickoski për nisjen e autostradës Shkup-Bllacë: E premtuam, i lumtur që një kompani maqedonase po i kryen punët

2.11 milionë euro për Projektin e Banimit Social Adekuat në Komunën e Rahovecit

2.11 milionë euro për Projektin e Banimit Social Adekuat në Komunën e Rahovecit

Kroacia jep alarmin: Serbia po grumbullon armë sulmi, ushtroni presion mbi Beogradin

Kroacia jep alarmin: Serbia po grumbullon armë sulmi, ushtroni presion mbi Beogradin

Hamza priti në takim lamtumirës Guerot: Mirënjohës për angazhimin në forcimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Francës

Hamza priti në takim lamtumirës Guerot: Mirënjohës për angazhimin në forcimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Francës

Kurti: Autostrada Shkup-Bllacë forcon lidhjen mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut

Kurti: Autostrada Shkup-Bllacë forcon lidhjen mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut

“Kosova nuk ishte vetëm”, Universiteti i Prishtinës nderon çiftin DioGuardi me titullin “Doctor Honoris Causa”

“Kosova nuk ishte vetëm”, Universiteti i Prishtinës nderon çiftin DioGuardi me titullin “Doctor Honoris Causa”

PDK dorëzon kallëzim penal në PSRK ndaj Kurtit e kabinetit qeveritar: Janë tejkaluar kompetencat, keqpërdorim i pozitës

PDK dorëzon kallëzim penal në PSRK ndaj Kurtit e kabinetit qeveritar: Janë tejkaluar kompetencat, keqpërdorim i pozitës

Hoti: Deputetët po marrin paga pa punuar absolutisht asgjë, bllokimi i institucioneve ka një adresë – Kurti dhe Vetëvendosje

Hoti: Deputetët po marrin paga pa punuar absolutisht asgjë, bllokimi i institucioneve ka një adresë – Kurti dhe Vetëvendosje

Konjufca: VV-ja i ka emrat për president, presim takimin me LDK-në

Konjufca: VV-ja i ka emrat për president, presim takimin me LDK-në

Prokuroria kërkon dënimin e Konjufcës për gazin lotsjellës, aktgjykimi më 28 gusht

Prokuroria kërkon dënimin e Konjufcës për gazin lotsjellës, aktgjykimi më 28 gusht