Zaev: Shumica parlamentare e gatshme të realizoj vullnetin e qytetarëve

E publikuar: 19/04/2017 14:36
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Kryetari i LSDM-së Zoran Zaev, sot u takua me ambasadorët e Republikë së Gjermanisë, Kristine Althauzer, atë të Mbretërisë së Bashkuar dhe Britanisë së Madhe dhe Irlandës Veriore, Çarls Garet, të Mbretërisë së Skocisë, Mats Stafanson dhe me ambasadorin e Holandës kauter Plomp.
Gjatë takimit është konstatuar se Republika e Maqedonisë duhet t’i vazhdoj proceset demokratike me çka do të sigurohet një e ardhme e sigurt për qytetarët e saj.

“Shumica parlamentare prej 67 deputetë është e gatshme që ta realizoj vullnetin e qytetarëve për ndryshime, të shprehur më 11 dhjetor. Hapat që do të pasojnë për një kohë të shkurtë janë zgjedhja e kryetarit të ri të Kuvendit dhe Qeveria e re reformuese, krejt kjo në bazë të Rregullores së Kuvendit, Kushtetutës dhe ligjeve të RM-së”, deklaroi Zoran Zaev, kryetar i LSDM-së.