Ymeri: Molliqaj ishte shënjestër e sulmeve dhe linçimeve të aktivistëve të VV-së

E publikuar: 13/12/2017 20:34
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Dardan Molliqaj tash e një kohë ishte shënjestër e shpifjeve e sulmeve nga aktivistë brenda Lëvizjen Veëtëvendosje. Ndonëse deri para një viti, Molliqaj kishte peshë të rëndë duke bërë organizimin e Lëvizjes, duket se nuk përqafohet njëjtë figura e tij edhe sot kur ai mori votat për përfaqësim në Kuvendin e Kosovës.

Kryetari i Lëvizjes, Visar Ymeri në një intervistë ekskluzive për Rubikon ka thënë një atmosferë e tillë ka kohë që mbretëron brenda subjektit mirëpo për këtë ai nuk ka parë asnjëherë ndonjë dëshmi bindëse se pse duhet të ndodh, duke ju referuar sulmeve karshi Molliqajt.

“Dardan Molliqaj ka qenë në shënjestër për sulme në formë të kritikës e shpesh edhe shpifje nga aktivistë të caktuar, të cilat për mua nuk kanë kurfarë baze por që kanë qenë vetëm akuza ndaj një personi të caktuar. Po t’i dija arsyet atëherë do ta dija edhe motivin”, ka thënë ai.

“Ajo që ka dal në kohën e fundit në rrjetet sociale është dicka që ka qenë prezente brenda Lëvizjes tash e një kohë”, shtoi tutje Ymeri.

“Nuk kam parë asnjë fakt dhe dëshmi bindëse se pse do të duhej që një person i caktuar i cili ka pas një peshë të jashtëzakonshme sa ka qenë në pjesën organizative”. Ymeri konsideron se është normale të ketë mospajtime dhe mendime ndryshe por jo edhe një gjuhë të tillë.

“Duhet të krijojmë edhe më shumë hapësirë brenda Lëvizjes Vetëvendosje për secilin aktivist dhe mos ta ketë asnjëherë frikën për mendimet ndryshe”, ka thënë Ymeri.

“Metodat që i kam parë të përdoren në asnjë mënyrë nuk mund të krijojnë hapësirën për këtë, këtë pra që e thashë, prej linçimit e deri të shpifjet”, shtoi tutje ai.