Ymeri: Kjo është fitore për popullin

E publikuar: 01/09/2016 16:24
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Pas shtyrjes së votimit të ligjit për Demarkacion, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Visar Ymeri ka dalë për t’u bashkuar me protestuesit që e prisnin jashtë.

Ai ka falënderuar protestuesit për rezistencën e me të cilën rezistencë sipas tij është detyruar Qeveria që të tërheq marrëveshjen.

“Kjo dorëheqje e Qeverisë kriminale është fitore për popullin dhe për qindra mijëra qytetarë dhe fitore e gjithë sakrificës që kemi bërë një vit. Këtë fitore ua dedikoj qytetarëve dhe aktivistëve që u angazhuan për të mbrojtur këtë vend nga klani ‘Pronto’.  Edhe sot rezistenca jonë dhe deputetëve të Vetëvendosjes e ndali ratifikimin e marrëveshjes”, tha ai. /Telegrafi/