Xiaomi ju jep një telefon 5G për 600 euro

E publikuar: 24/02/2019 15:58
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Xiaomi nuk dëshiron ti mungojë trendit të 5G-së dhe kompania sapo prezantoi smartfonin e parë me një modem 5G në Barcelonë.

Mi Mix 3 5G është një variant i ri i Mi Mix 3, një telefon që Xiaomi e ka prezantuar në Tetor 2018.

Kompania është përpjekur të krijoi një telefon me ekran pa skaje me linjën Mi Mix. Në vend të një “notch” ose “punch-hole”, Xiaomi fsheh kamerën selfie pas një mekanizmi me rrëshqitje.

Rezultati është një ekran që zë 93.4% të pjesës frontale të telefonit. Megjithatë ka pasur ndryshime në brendësi të telefonit. Së pari Xiaomi ka ndërruar procesorin Snapdragon 845 me një Snapdragon 855 të cilin Samsung e përdor për Galaxy S10.

Sa i përket modemit 5G, kompania përdor X50 5G. Telefoni do të shitet nga operatorët Orange, 3, Sunrise, Telefonica, Tim dhe Vodafone. Ai do të kushtojë 600 euro dhe vjen në dy ngjyra në Maj.

Xiaomi gjithashtu gjeti rastin që të prezantonte edhe njëherë Mi 9 gjatë aktivitetit të sotëm. Mi 9 do të kushtojë 449 euro për modelin 6GB RAM dhe 64GB memorie dhe 499 euro për modelin 6GB RAM dhe 128GB memorie. Ky i fundit del në shitje më 28 Shkurt.

Së fundi Xiaomi tha se sot në botë janë 224 milion përdorues aktivë të smartfonëve Xiaomi. /PCWorld Albanian