Bota & Rajoni

Xhihadisti John ishte në Tiranë

27.04.2016 23:04
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Xhihadisti John ishte në Tiranë

Xhihadisti i famshëm i njohur me emrin “Jihadi John”, i cili kishte prerë koka, ka qëndruar për rreth 5 javë në Shqipëri, para se të shkonte në Siri.

Mohammed Emwazi, xhihadisti i famshëm quajtur me emrin “Jihadi John”, ka qendruar për rreth 5 javë në Shqipëri. Zbulimi shokues ka dalë në revistën e përmuajshme të Shtetit Islamik “Dâr al Islâm”, cituar nga The Telegraph.

Revista e ISIS ka publikuar një rrëfim të bashkëudhëtarit të Xhonit i cili tregon me detaje se si kanë hyrë në Tiranë përmes aeroportit të Rinasit dhe çfarë kanë bërë gjatë qëndrimit të tyre në vendin tonë.

Miku i xhihadistit të tmerrshëm, i cili u bë i famshëm pasi ishte i pari europian që priste koka në emër të ISIS, thotë se Xhon u fut në Shqipëri përmes Rinasit dhe nuk pati probleme gjatë kontrollit.

Rrëfimi i mikut të Xhihadit Xhon

Fluturimi shkoi shumë mirë dhe pasi avioni u ul, u drejtuam drejt sportelit të mbërritjes, ku dorëzuam pasaportat tona. Abu Muharib (Xhihadisti Xhon) e kaloi verifikimin e pasaportes pa problem. Nga ana tjeter, zonja perballe meje hapi pasaportën dhe filloi ta shfletonte duke parë vulat e vendeve, tek te cilat kisha udhetuar. Iu drejtua më pas nje gruaje tjetër për t’u konsultuar.

Me pas erdhi drejt meje dhe me pyeti se përse po e vizitoja Shqipërine. Siç e kisha menduar më parë, i thashe se isha thjesht transit për disa ditë, para se të shkoja për ne ishullin e Korfuzit. Ajo me pyeti menjëherë, nëse njihja ndokënd në Shqipëri dhe unë mohova, duke thënë se këtu isha tranzit. Pas kësaj më la të kaloja. Abu Muharib dhe une dolëm nga aeroporti që ishte në periferi të kryeqytetit te Shqipërisë, Tiranës. Menjëherë morëm një taksi dhe u nisëm për në qendër të qytetit, për të gjetur një hotel, ku të kalonim natën.

Hymë në Shqipëri gjatë natës dhe ishim të lodhur dhe në atë orë ishte e pamundur të bashkoheshim me të tjerët. Gjetëm pra një hotel për të kaluar natën. Në hotel, na kërkuan një pasaportë, para se të mund të rezervonim një dhomë. Menduam se kjo mund të na nxirrte probleme nëse do të qëndronim aty për shumë kohë, sepse do të ishte çështje kohe që autoritetet britanike të vinin re zhdukjen tonë dhe të zbulonin se ishim në Shqipëri. Ndaj, të nesërmen e lamë atë hotel për të gjetur një tjetër.

Pas 4 ditësh që ishim në Shqipëri, gjetëm një hotel tjetër ku treguam pasaportat tona false, për të rezervuar dhomën. Nisëm pastaj përpjekjet për t’u bashkuar me kontaktin tone, që na ishte thënë, se do të na kalonte për në Turqi. Javën e parë nuk morëm asnjë përgjigje. Pas afërsisht një jave, arritëm të kemi një përgjigje, por duhej të prisnim ende një javë tjetër për t’u takuar. Gjatë kësaj kohe ne iu rikthyem një kontaktit tonë në Britani, për ta njoftuar se gjërat kishin ecur më ngadalë nga sa e kishim parashikuar dhe se duhej gjetur një mënyrë tjetër për të kaluar në Turqi.

Javën e parë, Abu Muharib dhe unë u përpoqëm të mbajmë një profil të ulët. Kjo do të thoshte se nuk mund të rrinim në hotel gjithë ditën, sepse njerëzit mund të dyshonin. Nga ana tjetër nuk donim të na shihnin gjithë kohës duke shëtitur nëpër rrugë, sepse mund të ndodhte diçka dhe prezenca jonë do t’i sinjalizohej autoriteteve shqiptare. Atëherë ishte i nevojshëm të mbahej situata në ekuilibër.

Dolëm nëpër dyqane për të blerë rroba që na ndihmuan të dukemi se ishim vërtetë për pushime. Kërkuam në internet për rrugë apo mënyra të ndryshme që përdornin njerëzit për të kaluar kufirin, në mënyrë klandestine. Studionim dokumenta apo kërkonim zgjidhje alternative.

Gjithashtu kontaktuam Abu Usamah, që kishte qenë më parë në Sham, për ta mbajtur të informuar. Gjithashtu mund t’i kishim thënë vëllezërve në Ballkan, që ishin bashkë me të, nëse njihnin vëllezër të tjerë që të na ndihmonin sit ë kalonim për në Turqi. / Panorama

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Konjufca: Ambiciet territoriale të Serbisë ndaj Kosovës nuk janë gjë e së kaluarës

Konjufca: Ambiciet territoriale të Serbisë ndaj Kosovës nuk janë gjë e së kaluarës

Në një mbledhje të mbajtur më 6 tetor, Qeveria e Kosovës miratoi ndarjen e 15 milionë eurove për subvencionimin e faturave të energjisë elektrike

Në një mbledhje të mbajtur më 6 tetor, Qeveria e Kosovës miratoi ndarjen e 15 milionë eurove për subvencionimin e faturave të energjisë elektrike

Musliu për kritikat ndaj Shiroka-Pulës: Një gjë e kemi të sigurt, nuk do të shahemi e linçohemi nga burrat e presidenteve

Musliu për kritikat ndaj Shiroka-Pulës: Një gjë e kemi të sigurt, nuk do të shahemi e linçohemi nga burrat e presidenteve

Shqipëria mbyll edhe një kapitull në rrugën drejt BE-së, Rama flet për objektivin historik

Shqipëria mbyll edhe një kapitull në rrugën drejt BE-së, Rama flet për objektivin historik

Ligji për Specialen, Hasani i përgjigjet BE-së: Shteti sovran ka të drejtë t’i përcaktojë kompetencat

Ligji për Specialen, Hasani i përgjigjet BE-së: Shteti sovran ka të drejtë t’i përcaktojë kompetencat

Serbia kthen prapa tre deputetë të Kosovës që ishin nisur për ngushëllime tek kryetarja e Preshevës

Serbia kthen prapa tre deputetë të Kosovës që ishin nisur për ngushëllime tek kryetarja e Preshevës

Vrasja e dy personave në Livoç të Gjilanit, i dyshuari vetëdorëzohet në Polici

Vrasja e dy personave në Livoç të Gjilanit, i dyshuari vetëdorëzohet në Polici

Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, këto janë pikat që do të shqyrtohen

Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, këto janë pikat që do të shqyrtohen

Kurti: Eksporti i shërbimeve të ICT-së është pesëfishuar në pesë vjet

Kurti: Eksporti i shërbimeve të ICT-së është pesëfishuar në pesë vjet

Maqedonci: Gjermania mbetet partner strategjik i Kosovës në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes

Maqedonci: Gjermania mbetet partner strategjik i Kosovës në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes

Akuzat për spiunazh për shërbimin serb/ Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi deklarohen të pafajshëm

Akuzat për spiunazh për shërbimin serb/ Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi deklarohen të pafajshëm

Kryeministri Kurti mori pjesë në hapjen e Kongresit XI Mbarëkombëtar të Stomatologjisë

Kryeministri Kurti mori pjesë në hapjen e Kongresit XI Mbarëkombëtar të Stomatologjisë

Musliu: PDK-ja është penguar padrejtësisht për gati gjashtë vjet

Musliu: PDK-ja është penguar padrejtësisht për gati gjashtë vjet

Osmani shënon 36-vjetorin e bashkimit të Gjermanisë me ambasadorin Rudolph

Osmani shënon 36-vjetorin e bashkimit të Gjermanisë me ambasadorin Rudolph

Maliqi i bën thirrje Shiroka-Pulës për kujdes nga presionet politike

Maliqi i bën thirrje Shiroka-Pulës për kujdes nga presionet politike

Shiroka-Pula takohet me drejtorin e AKI-së, në fokus siguria kombëtare

Shiroka-Pula takohet me drejtorin e AKI-së, në fokus siguria kombëtare