Xhenxhefili ka shije pak pikante dhe aromë të veçantë, është një bimë që nxit tretjen e ushqimeve në stomak, lehtëson dhimbjen e barkut dhe pakëson të përzierat dhe diarrenë.
Sipas studimeve të mjekësisë moderne, substancat tek xhenxhefili nxisin djersitjen, ulin temperaturën dhe kthjellojnë mendjen. Konsumi i kësaj bime mund të lehtësojë lodhjen, pafuqishmërinë, eviton anoreksinë, pagjumësinë, dhimbjen e barkut dhe simptoma të tjera. Në stinën e nxehtë të verës pakësohet sekretimi i pështymës dhe i lëngut të stomakut, dhe kjo do të ndikojë tek oreksi. Nëse konsumoni pak xhenxhefil gjatë vaktit, do të keni hapje oreksi.
Xhenxhefili njihet si nga mjekësia kineze ashtu edhe nga ajo perëndimore se ndalon dhimbjen e barkut të shkaktuar nga gastriti, ulçera e stomakut dhe zorrëve. Kur keni probleme me të përzierat, aciditet të lartë në stomak, ndjenjë të shpeshtë urie, mund të konsumoni çaj xhenxhefili (zieni ujin me 50 gramë xhenxhefil) dhe ky çaj mund të eleminojë këto simptoma. Një fjalë tjetër e urtë popullore kineze për këtë bimë është se “nëse përgatisni xhenxhefil në shtëpi, mos u merakosni për sëmundjet e lehta.”
Shumë të moshuar pëlqejnë konsumin xhenxhefilit në mëngjes, zakon ky që shton gjallërinë dhe energjinë që na duhet gjatë ditës.
Këshilla për xhenxhefilin:
1. Mos ia hiqni lëkurën xhenxhefilit: shumë njerëz e heqin lëkurën e xhenxhefilit para gatimit të tij. Në fakt, lëkura ka shumë funksione të larta mjekësore. Gatuajeni me lëkurë dhe para se ta konsumoni mund ta pastroni.
2. Ata që vuajnë nga zjarri i brendshëm nuk duhet të konsumojnë shumë xhenxhefil: xhenxhefili nuk është i përshtatshëm për njerëzit që kanë sytë shumë të kuq, tuberkulozi, ulçer stomaku, probleme në fshikëzën e tëmthit, diabet, hemorroide.
3. Mos konsumoni xhenxhefil të kalbur pasi tek xhenxhefili i kalbur do të lindin lëndë shumë helmuese, të cilat mund të shkaktojnë vdekjen e qelizave të mëlçisë dhe mund të sjellin kancerin e qelizave etj.
4. Mos konsumoni sasi të lartë xhenxhefili brenda një dite: nëse xhenxhefili është i përshtatshëm për shëndetin tuaj, mund të konsumoni 5-10 gramë në ditë.
Metodat e përgatitjes së xhenxhefilit:
1. Sallatë me xhenxhefil: Ndani në copa të vogla 50 gr xhenxhefil. Shtoni uthull orizi dhe kripë. Kjo sallatë ka shije pikante dhe të thartë. Mund të përdoret për problemet me të përzierat dhe oreksin.
2. Komposto me hide dhe xhenxhefil: Në një tenxhere me 1.2 litra ujë zieni 5 copa xhenxhefili dhe 15 hide. Ziejini së bashku për afro 20 minuta dhe shtojini sheqer 2 minutat e fundit. Kjo komposto mund të përmirësojë simptomat e këmbëve dhe duarve të ftohta dhe qarkullimin e gjakut në trup. Xhenxhefili mund t’i sjellë energjinë e nxehtë trupit dhe hidja mund t’i ofrojë energjinë “Chi” stomakut dhe shpretkës.
3. Çaji xhenxhefili me koka-kola: Zieni 300 ml koka kola me 2-3 copa xhenxhefili deri në temperaturën e vlimit. Ky çaj përdoret për të parandaluar ftohtësinë dhe gripin. Shumë njerëz nuk e pëlqejnë shijen e xhenxhefilit. Koka-kola mund të përmirësojë shijen e çajit të xhenxhefilit.
4. Çaj jeshil me xhenxhefil: Ky çaj është shumë i thjeshtë. Përgatisni 5 gramë xhenxhefili dhe 5 gramë çaj jeshil. I fusni nën ujë të nxehtë për 10 minuta. Ky çaj mund të konsumohet në verë ose në fillim të vjeshtës, për të asgjësuar nxehtësinë e brendshme. Kjo është gjithashtu një pije shumë e përshtatshme për parandalimin e të fikëtit nga vapa.