Xhemaili: Qeveria tani do të paguajë 8 milionë euro për një mosmarrëveshje mes dy kompanive private, kjo është çmenduri!

E publikuar: 05/01/2025 14:59
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Zëdhënësi i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), njëherit kandidat për deputet, Kushtrim Xhemaili, ka komentuar rastin e Hotelit ‘Grand’ dhe deklaratën e ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

Xhemaili ka thënë Qeveria tani do të paguajë 8 milionë euro për një mosmarrëveshje mes dy kompanive private.

“Dje, Qeveria e Kosovës humbi 8 milionë euro në Arbitrazh për një kontratë me të cilën shteti nuk ka pasur asnjë lidhje dhe nuk ka qenë as palë në kontest. E pabesueshme se si njerëzit u mashtruan kaq lehtë nga Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, që gjoja e ka shpëtuar “Grandin”, kur në fakt askush nuk ia ka kërkuar. Qeveria tani do të paguajë 8 milionë euro për një mosmarrëveshje mes dy kompanive private. Kjo është çmenduri”, ka thënë Xhemaili.

https://www.facebook.com/share/1CigETjctM/?mibextid=wwXIfr