Xavi: Nëse humbja është dështim, le të na shërbejë që të mësojmë

E publikuar: 21/01/2022 10:25
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Xavi Hernandez kërkon që skuadra e tij të mbledhë forcën dhe të fokusohet 100% në Europa League dhe La Liga.

Pas dështoi në Superkupën e Spanjës, Barcelona u eliminua mbrëmë edhe nga “Copa del Rey”.

Xavi, duke lavdëruar Bilbaon, tha se ky eliminim duhet t’i shërbejë të tijve që të rriten dhe të luftojnë në kompeticionet që janë ende në garë.

“Nuk më pëlqen fjala dështim. Dhe nëse është dështim, le të jetë për të mësuar. Le të mësojmë nga gabimet. Na kanë mbetur dy luftëra: Europa League dhe LaLiga. Ne kemi tentuar dhe kemi luftuar deri në fund”, u shpreh Xavi.

“Më duhet të përgëzoj Athleticun, në shumë momente kanë qenë më të mirë. Janë të organizuar shumë mirë, është një rival shumë i vështirë”.