Wisner: Kërcënimet e Beogradit shqetësuese, politika e tyre për keqardhje

23.04.2015 11:13
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Wisner: Kërcënimet e Beogradit shqetësuese, politika e tyre për keqardhje

Po vazhdojnë reagimet ndërkombëtare kundër vendimit të Beogradit për moslejimin e vizitës së zëvendëskryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçit, në Serbi.

Ambasadori Frank Wisner, i cili ka qenë edhe kryenegociatori i Departamentit të Shtetit në negociatat e Vjenës, ka dhënë një deklaratë të zgjeruar për KosovaPress, ku ka dënuar sjelljet e Beogradit si një “shembull fatkeq i një mundësie të humbur në avancimin e marrëdhënieve në mes të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë”.

Ambasadori Frank Wisner ka thënë se qeveria serbe ka cituar një vendim të vitit 1997 nga regjimi i Millosheviçit, duke e kërcënuar Thaçin me arrest. “Kjo lloj politike është për keqardhje. Këso lloj deklarata serbe vetëm sa do ta ndezin
opinionin publik në Kosovë.

Ky refuzim serb është në kundërshti të qartë me mënyrën se si Kosova ka organizuar mirëseardhje në vizitat e presidentit, kryeministrit dhe ministrit të Jashtëm të Serbisë”, ka deklaruar Wisner.

Për personat si unë që kanë punuar për pajtim në rajon, ka shtuar Wisner, vendimi i Serbisë është shumë fatkeq. “Nëse dy popujt dëshirojnë të arrijnë normalizim të marrëdhënieve të paraparë me Marrëveshjen e Brukselit, çdo mundësi duhet të përdoret që të përmirësohet komunikimi dhe të adresohen çështjet e dekadave të dhimbshme të së kaluarës. Kërcënimet me arrestime për njerëzit e paqes janë të gabueshme dhe kundërproduktive”, përfundon ambasadori Wisner. /Telegrafi/

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com

Remi insiston për koalicion Vetëvendosje-PDK

“Operatori deklaron se vagonët s’kanë mundur të riparohen diku tjetër”, Rizvanolli e shpërndan shpjegimin e Trainkos

Aleanca mban nesër mbledhjen e Kryesisë, pas saj konferencë nga Ardian Gjini

Trainkos: Vagonët u dërguan për riparim në Serbi nga kompania vendore fituese e tenderit

AAB, ZGJEDHJA E PARË PËR STUDIME – HAPET AFATI I DYTË DHE KONKURSI PËR BURSA

Haradinaj godet pushtetin: Ditën shesin patriotizëm, e natën punojnë për Serbinë

Pacolli e Lushtaku nënshkruajnë marrëveshjen për financimin e programeve të banimit

Kurti: Dosjet e Brigadës së Motorizuar 37 duhet të hapen tash në vitin 2026, jo në 2044

Dioguardi pas marrjes së shtetësisë: Tani po përpiqemi të krijojmë një komb, Kosova po sulmohet nga armiqtë

Haxhiu u dorëzon dekretet e shtetësisë Joe dhe Shirley DioGuardit

Haxhiu: Kosova do të vazhdojë të qëndrojë përkrah Ukrainës

“50 plumba kallashnikovi”, detaje të reja nga ekzekutimi i babë e bir në Dukagjin të Shkodrës

QKUK jep detaje për tragjedinë në Malishevë: 25-vjeçarja arriti pa shenja jete, 26-vjeçari në gjendje shumë të rëndë

“Zyrtarët e shtetit shkuan në Serbi pas Banjskës”, Ramadani kërkon veprim nga Kurti: Prita që e largoni menjëherë Rizvanollin

Sindikata e Re e KEK-ut proteston të mërkurën në tri divizione në solidarizim me familjet e punëtorëve të vdekur

Vrasja dhe plagosja në Malishevë: Sekuestrohet arma e cila dyshohet se u përdor për të kryer aktin