Walker dhe drejtuesit e Opozitës tregojnë se çka u bisedua në takimin e sotëm (Video)

E publikuar: 13/05/2017 21:07
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ambasadori historik për Kosovën William Walker, ka bërë bashkë përfaqësuesit e partive opozitare, për ti bindur ata për një koalicion të përbashkët për zgjedhjet e 11 qershorit.
Pjesë e këtij takimi ishin përfaqësues të Lëvizjes Vetëvendosje, të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Aleancës Kosovare e Re dhe Nismës për Kosovën.

Ish ambasadori William Walker duke folur për televizionin ka thënë se beson fuqishëm se këto parti janë të duhura për Kosovën dhe beson fuqishëm në ndryshimet që do t’i sjellin popullit.

“Ishtë një takim shumë miqësorë. Biseduma për shumë cështje, duke përfshirë edhe kolacionet e mundëshme. Besoj tani për tani këta janë njërzit që i duhën Kosovës”, ka thënë Wolker

Se agjendë e këtij takimi ishte diskutimi për koalicion, e ka konfirmuar edhe presidenti i AKR-së, Behgjet Pacolli.

Pacolli, deklaroi se nuk është arritur asgjë nga ky takim, pasi që siç tha ai ishte tepër vonë dhe shumica e partive e kishin dakorduar listën e tyre për deputet.

Ai shtoi se ekziston mundësia që pas zgjedhjeve këto parti të bëhen bashkë.

Por, pavarësisht se sot kanë pasur një takim, udhëheqësit e AAK’së, NISMA’së, Vetëvendosjes dhe AKR’së nuk kanë arritur asnjë marrëveshje

Ndërkohë, burime të Express kanë treguar se Ramush Haradinaj ka ftuar Pacollin t’i bashkëngjitet koalicionit të AAK’së me NISMA’n për Kosovën.

Kurse, udhëheqësi i NISMA’s për Kosovën, Jakup Krasniqi, ka konfirmuar gjatë ditës për Gazetën Express se ka ndodhur një takim sot ndërmjet udhëheqësve të AAK’së, VV, AKR e NISMA’s për Kosovën.

“Kemi diskutuar edhe për koalicioni parazgjedhore e paszgjedhore”, ka thënë Krasniqi për Express.

Ai ka treguar se në takim ishte edhe ish-Ambasadori Ëolker, ndërsa, takimi ka ndodhur në Parkun Gërmia, në periferi të Prishtinës.