VV: Marrëveshjet e dëmshme për Kosovën dhe ato që nuk i zbaton Serbia

19.10.2015 15:53
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
VV: Marrëveshjet e dëmshme për Kosovën dhe ato që nuk i zbaton Serbia

Vetëvendosje përmes një kumtese për medie i ka cilësuar të dëmshme shumë nga marrëveshjet Kosovë – Serbi. Ajo shton se veç kësaj, Serbia as që i respekton ato marrëveshje, transmeton Koha.net.

Vulat Doganore – nuk kanë simbole të Kosovës dhe nuk përmendet fjala Republikë;
Regjistrat Kadastral – Kosova i ka marr disa kopje nga Serbia, të cilat po i verifikon EULEX-i, dhe ende nuk ka mbaruar ky proces edhe pse marrëveshja është nga shtatori i vitit 2011;

Liria e Lëvizjes – Kjo marrëveshje më shumë po përdoret për ta shtuar trysninë ndaj kryetarit të Mitrovicës Agim Bahtiri, për t’i dhënë më shumë territor Mitrovicës së veriut, sesa po rezulton të jetë marrëveshje që siguron lirinë e lëvizjes. Në vend se të flitet për lirinë e lëvizjes mes dy shteteve, ne diskutojmë sot për lirinë e lëvizjes brenda territorit të Kosovës;

Regjistrat Civilë – Serbia po i mban origjinalet, kurse kopjet po i verifikon EULEX-i. E kemi parë një dëm të madh nga kjo marrëveshje në zgjedhjet e vitit 2013, kur kemi pasur një numër të madh të serbëve që kanë votuar në Serbi, të cilët nuk mund t’i verifikojmë;
Pranimi i Diplomave Universitare – Serbia nuk i pranon ende diplomat e Kosovës sepse e ka hedhur poshtë Gjykata Kushtetuese atje, kurse Kosova i pranon ato të Serbisë. Pra, Serbia u tërhoq nga marrëveshja përmes institucioneve të saj;
Menaxhimi i Integruar i Kufijve – i kemi parë se çfarë maltretimesh iu bëhen bashkëatdhetarëve tanë;

Përfaqësimi dhe Bashkëpunimi Rajonal – Kosova hoqi dorë nga Republika dhe ende e mbanë fusnotën me R-1244, kurse Serbia vazhdon fushatën e egër kundër anëtarësimit të Kosovës në UNESCO;

Marrëveshja për të Hyrat Doganorë – kjo funksionon, sepse të hyrat që mblidhen aty shkojnë direkt në fondin për zhvillimin e veriut, pra në buxhetin e “Zajednicës”, dhe në asnjë mënyrë nuk kontribuojnë në buxhetin e Kosovës;

Telekomi dhe Energjia – janë arritur si marrëveshje në vitin 2013, dhe janë rinegociuar dhe nënshkruar sërish në gusht të vitit 2015. Me këtë rast fragmentarizohet tregu i telekomunikacionit dhe energjisë në Kosovë, si dhe legalizohet ndërhyrja ilegale e deritashme e Serbisë në këta dy sektorë;

Marrëveshja për shpërbërjen e të ashtuquajturës “mbrojtja civile” – nuk është zbatuar asnjëherë. Sot e kësaj dite janë funksionale këto struktura në veri.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Kosova i ekstradon Suedisë një diler, po kërkohej nga Interpoli

Kosova i ekstradon Suedisë një diler, po kërkohej nga Interpoli

Ramiz Kelmendi priti kreun e Odës Ekonomike Amerikane, u nderua me mirënjohje për 22 vjet bashkëpunim

Ramiz Kelmendi priti kreun e Odës Ekonomike Amerikane, u nderua me mirënjohje për 22 vjet bashkëpunim

Zemaj: Më është kërkuar nënshkrimi për shkarkimin e Abdixhikut, qëndrimin do ta jap pas mbledhjes

Zemaj: Më është kërkuar nënshkrimi për shkarkimin e Abdixhikut, qëndrimin do ta jap pas mbledhjes

MAShT ndan 100 bursa për nxënësit e Arsimit Profesional, aplikimi hapet deri më 1 tetor

MAShT ndan 100 bursa për nxënësit e Arsimit Profesional, aplikimi hapet deri më 1 tetor

Vizita e zv.ministrit të jashtëm italian, MPJ del me njoftim: Konjufca dhe Cirielli biseduan për integrimin evropian të Kosovës

Vizita e zv.ministrit të jashtëm italian, MPJ del me njoftim: Konjufca dhe Cirielli biseduan për integrimin evropian të Kosovës

Rama ndan pamje nga Samiti i NATO-s, shfaqet krah Erdoganit

Rama ndan pamje nga Samiti i NATO-s, shfaqet krah Erdoganit

Policia gjen sërish armë e municion në një fshat të Zubin Potokut

Policia gjen sërish armë e municion në një fshat të Zubin Potokut

Erdogani u dhuroi liderëve të NATO-s pistoleta të personalizuara

Erdogani u dhuroi liderëve të NATO-s pistoleta të personalizuara

Haradinaj: Kosova të veprojë menjëherë që në samitin e ardhshëm të NATO-s të diskutohet kandidatura e saj për anëtarësim

Haradinaj: Kosova të veprojë menjëherë që në samitin e ardhshëm të NATO-s të diskutohet kandidatura e saj për anëtarësim

Nga 14 korriku, “Giveaway”-t hyjnë nën rregulla ligjore: kërkohet leje dhe pagesë e tatimit 18%

Nga 14 korriku, “Giveaway”-t hyjnë nën rregulla ligjore: kërkohet leje dhe pagesë e tatimit 18%

Shefi i NATO-s thotë se komentet e Trump janë si ‘grindje familjare’

Shefi i NATO-s thotë se komentet e Trump janë si ‘grindje familjare’

Haxhiu takohet me Spancen, diskutojnë për ndryshimet ligjore që synojnë forcimin e pavarësisë institucionale

Haxhiu takohet me Spancen, diskutojnë për ndryshimet ligjore që synojnë forcimin e pavarësisë institucionale

S’ka fluks të madh të pritjeve të mërgimtarëve nëpër kufi

S’ka fluks të madh të pritjeve të mërgimtarëve nëpër kufi

Kurti: Kosova përfiton 206.4 milionë euro nga fondet e BE-së

Kurti: Kosova përfiton 206.4 milionë euro nga fondet e BE-së

Rreshteri që tregoi se vetura e Lushtakut s’e rrezikoi eskortën e Kurtit kthehet në punë

Rreshteri që tregoi se vetura e Lushtakut s’e rrezikoi eskortën e Kurtit kthehet në punë

Abazi: Kurti është në mision të shpërbërjes së Republikës së Kosovës

Abazi: Kurti është në mision të shpërbërjes së Republikës së Kosovës