VV kundërpërgjigjet: Nuk duhet marrë seriozisht Gecaj si individ

E publikuar: 22/03/2017 12:34
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Zyrtari për media i Lëvizjes Vetëvendosje, Shkodran Hoti, thotë se këshilltari i kryeministrit, Bajram Gecaj nuk është asnjëherë serioz në deklaratat e tij.

“S’mendoj që dikush duhet ta marrë seriozisht Gecajn si individ sepse tek e fundit ai është një vegël e këtij regjimit, rëndësia e të cilit qëndron vetëm në momentet kur dikush duhet ta shajë opozitën e të shpifë ndaj saj”, thotë Hoti.

Hoti thotë se në çfarë do koalicioni ku është VV, njerëz si Mustafa e Gecaj nuk mund të jenë.

“Këtu ka një fatkeqësi sepse ky i paskrupullt është brenda një projekti që e ka bllokuar zhvillimin e funksionimin e shtetit, që e ka izoluar Kosovën, e për më keq po duan ta fusin Serbinë në Kosovë. Normalisht, që në çfarëdo koalicioni ku është VV, njerëz si Mustafa e Gecaj nuk mund të jenë të vendosur në asnjë pozicion shtetëror”.

Reagimi i kësaj partie ka ardhur pas shkrimit të Gecaj ku kërkesën e VV-së që hyn në koalicion me LDK-në pa Isa Mustafën e ka quajtur ofenduese dhe në kundërshtim me votat e anëtarësisë së gjerë të LDK-së./GazetaBlic.com