Ismail Kurteshi nga Lëvizja Vetëvendosje ka kërkuar nga kryeparlamentari kadri Veseli që të anuloj seancën e sotme dhe mos të thërras seancë deri pas javës së dytë të shtatorit.
“Sesioni dimëror duhet të filloj sipas rregullores pas javës së dytë të shtatorit, ndërsa sot është 1 shtatori. Kërkoj që të anulohet kjo seancë”, ka thënë Kurteshi.
Kërkesës së tij i është kundërpërgjigjur kryeparlamentari, i cili ka thënë se pa e përfunduar sesionin pranveror, po hyjnë drejtë në atë dimëror.