VV: Bashkatdhetarët i thonë jo “Zajdenicës” dhe Demarkacionit

05.01.2016 10:50
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
VV: Bashkatdhetarët i thonë jo “Zajdenicës” dhe Demarkacionit

Marrëveshjet e nënshkruara nga regjimi autoritar i Kosovës për copëtimin e Republikës së Kosovës përmes “Zajednicës” dhe Demarkacionit me Malin e Zi, kanë bërë që bashkatdhetarët në diasporë të bashkohen dhe të organizohen në kundërshtim të këtyre marrëveshjeve.
“Kësaj revolte të mërgimtarëve iu kemi bashkuar edhe ne, Qendrat e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Gjermani, Zvicër, Austri, Belgjikë, Suedi dhe Norvegji, me ç’rast kemi organizuar një sërë aktivitetesh për ta shprehur kundërshtimin tonë”, thuhet në një njoftim të VV-së.

Vetëvendosje njofton se përgjatë muajit dhjetor, qendrat e VV-së diasporë kanë mbajtur mbi 15 tubime me bashkatdhetarë, një protestë para Ambasadës së Republikës Kosovës në Gjermani dhe takime të shumta me anëtarë dhe simpatizues të Lëvizjes.

“Po ashtu kemi realizuar takime dhe kontakte të vazhdueshme me politikanë dhe persona të tjerë publik si gazetarë, pjesëtarë të organizatave të ndryshme të shteteve ku jetojmë, në mënyrë që t’i njoftojmë rreth gjendjes aktuale politike në Kosovë. Shumë prej tyre janë shprehur të befasuar me përndjekjet që Qeveria e Kosovës i ka bërë dhe po i bënë opozitës, e posaçërisht me arrestimin e deputetëve dhe demolimin e zyrave të subjektit më të madh opozitar”, thuhet në njoftim.

Sipas VV-së, bashkatdhetarët po bëhen më të gatshëm dita ditës për t’u bashkuar në luftën kundër regjimit shtypës, jodemokratik e të korruptuar.

“Regjimet e pasluftës e kanë bërë Kosovën një shtet jofunksional e jodemokratik, ku të drejtat më themelore kërcënohen dhe shtypen çdo ditë. Edhe ky vit që e lamë pas na kujtoi që ende kemi shumë punë për të bërë dhe beteja për të luftuar, në mënyrë që të triumfojë e drejta për vetëvendosje për popullin e Kosovës. Betejat që na presin për vitin e ri 2016 janë të shumta, ku beteja e parë gjithëkombëtare e vitit do të jetë me 9 janar. Rindërtimi dhe zhvillimi i Republikës janë të mundshme vetëm pas ndalimit të këtij regjimi autoritar tashmë 17 vjeçar. Prandaj, pjesëmarrja në protestën e 9 janarit është e domosdoshme për të gjithë ata që duan të ndërtojnë një Republikë të mirëfilltë”, thuhet në njoftimin e Vetëvendosjes.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Kurti: Kosova përfiton 206.4 milionë euro nga fondet e BE-së

Kurti: Kosova përfiton 206.4 milionë euro nga fondet e BE-së

Rreshteri që tregoi se vetura e Lushtakut s’e rrezikoi eskortën e Kurtit kthehet në punë

Rreshteri që tregoi se vetura e Lushtakut s’e rrezikoi eskortën e Kurtit kthehet në punë

Abazi: Kurti është në mision të shpërbërjes së Republikës së Kosovës

Abazi: Kurti është në mision të shpërbërjes së Republikës së Kosovës

Gërvalla: Forcimi i drejtësisë dhe besimit institucional, parakusht për një Kosovë më të fuqishme

Gërvalla: Forcimi i drejtësisë dhe besimit institucional, parakusht për një Kosovë më të fuqishme

Kurti kthehet nga simpoziumi, merr pjesë në përvjetorin e KOSTT: Po hyjmë në një fazë të re të tranzicionit energjetik

Kurti kthehet nga simpoziumi, merr pjesë në përvjetorin e KOSTT: Po hyjmë në një fazë të re të tranzicionit energjetik

Erdogan iu kërkon aleatëve të NATO-s të heqin kufizimet në industrinë e mbrojtjes

Erdogan iu kërkon aleatëve të NATO-s të heqin kufizimet në industrinë e mbrojtjes

Presidenti Begaj qëndron për dy ditë në Luginë të Preshevës, zbardhet agjenda

Presidenti Begaj qëndron për dy ditë në Luginë të Preshevës, zbardhet agjenda

Gjini: Ritmi aktual po na lë prapa rajonit, Kosova ka nevojë për reformim radikal të ekonomisë

Gjini: Ritmi aktual po na lë prapa rajonit, Kosova ka nevojë për reformim radikal të ekonomisë

Ambasada e SHBA-së: Kosova po krijon mundësi të reja për investime amerikane

Ambasada e SHBA-së: Kosova po krijon mundësi të reja për investime amerikane

Erdogan në Samitin e NATO-s: Turqia kontribuon në misionet e Aleancës, përfshirë edhe në Kosovë

Erdogan në Samitin e NATO-s: Turqia kontribuon në misionet e Aleancës, përfshirë edhe në Kosovë

Atletet e bardha të Ramës marrin vëmendjen në Samitin e NATO-s, Rutte i tregon Trumpit

Atletet e bardha të Ramës marrin vëmendjen në Samitin e NATO-s, Rutte i tregon Trumpit

Trumpi urdhëron ndërprerjen e tregtisë me Spanjën

Trumpi urdhëron ndërprerjen e tregtisë me Spanjën

“Qeveria apo presidenti?”, Cakolli tregon procedurat për formimin e institucioneve

“Qeveria apo presidenti?”, Cakolli tregon procedurat për formimin e institucioneve

ATK: Faturat dhe transaksionet e realizuara me biznese fiktive apo joaktive nuk njihen për qëllime tatimore

ATK: Faturat dhe transaksionet e realizuara me biznese fiktive apo joaktive nuk njihen për qëllime tatimore

Gjini dhe Haradinaj tërhiqen nga mandati i deputetit, Berisha dhe Ramadani në vend të tyre

Gjini dhe Haradinaj tërhiqen nga mandati i deputetit, Berisha dhe Ramadani në vend të tyre

Daut Haradinaj kritika Kurtit se po “sorollatet” në brigjet greke: Kosova do duhej të ishte në Samitin e NATO’s në Ankara

Daut Haradinaj kritika Kurtit se po “sorollatet” në brigjet greke: Kosova do duhej të ishte në Samitin e NATO’s në Ankara