Vuçiq ndihet i fyer me akuzat që Amfilohijes ia ka bërë rreth Kosovës

E publikuar: 15/01/2018 12:18
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka thënë se e ka fyer deklarata e mitropolitit Amfilohije “që politika e tij shpie drejt tradhtisë së Serbisë ndaj Kosovës”, transmeton Koha.net.

Vuçiq ka theksuar se fjalët e mitropolitit për Malin e zi e Bregdetin e kanë goditur personalisht, porse nuk dëshiron t’i përgjigjet Amfilohijes, pasi nuk ka dëshirë të flasë asgjë të keqe për Kishën Ortodokse Serbe.

“Ajo deklaratë më ka goditur personalisht, sepse nuk e kam merituar. Amfilohije ka deklaruar diçka që mendon se do të ndodhë, diçka për të ardhmen, më ka fyer personalisht, më ka fyer shumë”, citon rts të ketë thënë Vuçiq.

Ai ka theksuar se deklaratën më të mirë për thëniet e Amfilohijes e ka pasur patriarku serb Irinej dhe për këtë ai e ka falënderuar.

Irinej kishte thënë se “Vuçiq po lufton si luan për ta ruajtur Kosovën në Serbi”.

Vuçiq ka folur edhe për atë që në Beograd po quhet Apel për mbrojtjen e Kosovës.

Ai ka vlerësuar se prapa apelit qëndrojnë “patriotët më të mëdhenj” të cilët ai dolën që Malin ta largojnë Republika Federale e Jugosllavisë, që Kosova ta shpallë pavarësinë dhe që ata pavarësi ta njohë numri më i madh i vendeve”.