Vuçiq: Marrëveshjet me Kosovën të vështira

17.09.2015 18:14
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Vuçiq: Marrëveshjet me Kosovën të vështira

Nënshkrimi i marrëveshjeve të fundit mbi energjinë, telekomunikacionin, lëvizjen e lirë dhe bashkësinë e komunave serbe në Kosovë, ishte i vështirë për Serbinë, tha dje në Uashington kryeministri i Serbisë Aleksandër Vuçiç. Zoti Vuçiç u takua me Sekretarin e Shteti John Kerry, i cili përshëndeti arritjet në dialogun Kosovë-Serbi dhe kërkoi një angazhim më të madh nga të dyja palët. Gjatë një diskutimi mbrëmë në Institutin Brookings, Vuçiq foli edhe për sfidat e Serbisë përballë vërshimit të imigrantëve dhe përpjekjet e vendit të tij për anëtarësim në Bashkimin Evropian
Kryeministri serb Aleksander Vuçiq tha se Serbia dhe Kosova muajin e kaluar arritën marrëveshje mbi katër fusha të vështira, energjinë, telekomunikacionin, lëvizjen e lirë në veriun e Kosovës dhe bashkësinë e komunave serbe.

Gjatë një diskutimi në Institutin Brookings në Uashington kryeministri serb tha se ai dëshiron të ketë një bashkëpunim ekonomik më të madh mes vendeve të rajonit përfshirë bashkëpunimin ekonomik mes Kosovës dhe Serbisë. Ai tha se Serbia do të bëjë përpjekje për të përfunduar projektin e ndërtimit të autostradës Nish-Prishtinë-Durrës.

“Serbia do të punojë për ndërtimin e autostradës Nish-Prishtinë-Durrës, në anën serbe të kufirit dhe autostradën që do të lidhë Nishin me Preshevën. Këto janë projekte të rëndësishme që ne duhet t’i përfundojmë”.

Pas takimit me nënpresidentin amerikan Joe Biden të martën në Shtëpinë e Bardhë shërbimi serb i Zërit të Amerikës e pyeti kryeministrin serb për hetimet rreth vrasjes së tre shtetasve amerikan me origjinë nga Kosova, vëllezërve Ylli, Agron dhe Mehmet Bytyqi. Kryeministri Vuçiq tha se nuk ka justifikim ose arsyetim dhe se Serbia do të përmbushë detyrimet e saj në lidhje me këtë çështje sa më shpejtë që të jetë e mundur.

“Ne nuk kemi diskutuar për afate, kemi folur për gjëra konkrete që po bëjmë. Ata e dinë se me çfarë po përballemi ne, ata janë të njohur me hollësitë dhe përpjekjet që kemi bërë në këtë drejtim. Jam i kënaqur me faktin që nënpresidenti Biden në disa raste ka thënë se “ka njerëz që kanë guximin të bëjnë gjëra që shumicës nuk u pëlqejnë”, jo vetëm për këtë çështje por edhe në çështje të tjera, pavarësisht kundërshtimit nga shumica e njerëzve në vendin tonë”.

Në lidhje me situatën e emigrantëve, kryeministri Vuçiq tha gjatë një diskutimi në Insitutin Brookings se Serbia do të shtojë përpjekjet për një trajtim më të mirë të emigrantëve që kalojnë përmes Serbisë në rrugëtimin e tyre drejt Evropës Perëndimore. Ai tha se autoritetet serbe duan të qetësojnë situatën në kufirin me Hungarinë ku policia hungareze ka përdorur gaz lotësjellës ndaj emigrantëve në anën serbe të kufirit. Vuçiq shprehu pakënaqësinë e tij me mbylljen e kufirit nga Hungaria.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Vr!tet një person në Gjilan, dyshohet se Dora’s e viktima janë familjar

Vr!tet një person në Gjilan, dyshohet se Dora’s e viktima janë familjar

Berisha pas vizitës së ambasadorit amerikan, “SPAK është armik i pluralizmit, amnistoi krimin elektoral”

Berisha pas vizitës së ambasadorit amerikan, “SPAK është armik i pluralizmit, amnistoi krimin elektoral”

Kurti 4 rikthen Kodin e ri Civil, u bllokua për shkak të nenit që u hapte rrugë martesave të personave të gjinisë së njëjtë

Kurti 4 rikthen Kodin e ri Civil, u bllokua për shkak të nenit që u hapte rrugë martesave të personave të gjinisë së njëjtë

Deputeti i LVV-së: Shpejt do ta bëjmë ligjin për automjete, kufizimi i importit me 10 vjet është i pakumtimtë

Deputeti i LVV-së: Shpejt do ta bëjmë ligjin për automjete, kufizimi i importit me 10 vjet është i pakumtimtë

“Nuk mjaftojnë 10 apo 20 milionë” – Rashiti kërkon 100 milionë euro për mobilizim ndërkombëtar për Specialen

“Nuk mjaftojnë 10 apo 20 milionë” – Rashiti kërkon 100 milionë euro për mobilizim ndërkombëtar për Specialen

Ish-ministri gjerman i reagon Daçiqit për “valvitjen e flamurit serb mbi Prizren”: E gjora Serbi, kjo çon në luftë

Ish-ministri gjerman i reagon Daçiqit për “valvitjen e flamurit serb mbi Prizren”: E gjora Serbi, kjo çon në luftë

Konjufca: Ambiciet territoriale të Serbisë ndaj Kosovës nuk janë gjë e së kaluarës

Konjufca: Ambiciet territoriale të Serbisë ndaj Kosovës nuk janë gjë e së kaluarës

Në një mbledhje të mbajtur më 6 tetor, Qeveria e Kosovës miratoi ndarjen e 15 milionë eurove për subvencionimin e faturave të energjisë elektrike

Në një mbledhje të mbajtur më 6 tetor, Qeveria e Kosovës miratoi ndarjen e 15 milionë eurove për subvencionimin e faturave të energjisë elektrike

Musliu për kritikat ndaj Shiroka-Pulës: Një gjë e kemi të sigurt, nuk do të shahemi e linçohemi nga burrat e presidenteve

Musliu për kritikat ndaj Shiroka-Pulës: Një gjë e kemi të sigurt, nuk do të shahemi e linçohemi nga burrat e presidenteve

Shqipëria mbyll edhe një kapitull në rrugën drejt BE-së, Rama flet për objektivin historik

Shqipëria mbyll edhe një kapitull në rrugën drejt BE-së, Rama flet për objektivin historik

Ligji për Specialen, Hasani i përgjigjet BE-së: Shteti sovran ka të drejtë t’i përcaktojë kompetencat

Ligji për Specialen, Hasani i përgjigjet BE-së: Shteti sovran ka të drejtë t’i përcaktojë kompetencat

Serbia kthen prapa tre deputetë të Kosovës që ishin nisur për ngushëllime tek kryetarja e Preshevës

Serbia kthen prapa tre deputetë të Kosovës që ishin nisur për ngushëllime tek kryetarja e Preshevës

Vrasja e dy personave në Livoç të Gjilanit, i dyshuari vetëdorëzohet në Polici

Vrasja e dy personave në Livoç të Gjilanit, i dyshuari vetëdorëzohet në Polici

Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, këto janë pikat që do të shqyrtohen

Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, këto janë pikat që do të shqyrtohen

Kurti: Eksporti i shërbimeve të ICT-së është pesëfishuar në pesë vjet

Kurti: Eksporti i shërbimeve të ICT-së është pesëfishuar në pesë vjet

Maqedonci: Gjermania mbetet partner strategjik i Kosovës në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes

Maqedonci: Gjermania mbetet partner strategjik i Kosovës në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes