Vuçiq kryeson sot seancën e fundit si kryeministër i Serbisë

E publikuar: 29/05/2017 08:32
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Aleksandar Vuçiq do të kryesojë sot për herë të fundit seancën e qeverisë serbë si kryeministër.

Seanca mbahet në orën 10 dhe sigurisht do të jetë e fundit ku Vuçiq paraqitet në mandatin e tij si kryeministër pasi me datën 31 maj veçse pritet të bëj edhe betimin e tij si President para kushtetutës, transmeton Indeksonline.

Ndryshe ende nuk është bërë e ditur se kush do të jetë në postin e tij si kryeministër i shtetit të Serbisë.