Aleksandar-Vucic-Foto: Facebook
Presidenti serb, Aleksander Vuçiq, e ka marrë si provokim pyetjen e gazetarit malazez të “TV E” i cili iu referua Kosovës si Republikë.
Vuçiq sot në Tivat ka thënë se “Republika e Kosovës nuk ekziston as sipas të drejtës ndërkombëtare e as sipas Kartës së OKB-së e as sipas Rezolutës 1244”.
Kreu i shtetit serb ka thënë se nuk shqetësohet nga një pyetje e tillë që sipas Vuçiqit ‘është provokim”
“Imagjinoni ju se po ju flas për “Republikën e Gusinjes” apo “Republikën e Pljevljes”… As kjo nuk ekziston. Kosova është pjesë e Serbisë”, ka thënë Vuçiq si reagim ndaj gazetarit malazez.
Më 22 korrik 2010, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë kishte shpallur vendimin këshillëdhënës, sipas të cilit deklarata e shpalljes së pavarësisë së Kosovës nuk ka shkelur të drejtën ndërkombëtare.
Me 10 vota pro dhe katër kundër anëtarët e kësaj gjykate kishin vendosur në favor të Kosovës, duke refuzuar kështu kërkesën e Serbisë për shkelje të së drejtës ndërkombëtare./GazetaExpress