Vuçiq Arratiset nga Srebrenica mes breshërisë së gurëve (Foto/Video)

11.07.2015 15:53
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Vuçiq Arratiset nga Srebrenica mes breshërisë së gurëve (Foto/Video)

Kryeministri serb Aleksandër Vuçiq është pritur me gurë e hedhje shishesh uji e sendesh të tjera të forta nga turma e mbledhur për të përkujtuar masakrën e vitit 1995 në Srebrenicë.

Në ceremoninë e sotme përkujtimore ishin të pranishëm edhe ish-Presidenti amerikan Bill Clinton, si dhe dinjitarë të tjerë nga vende të ndryshme të botës.

Një rezolutë e OKB-së për Srebrenicën u hodh poshtë pak ditë më parë në Këshillin e Sigurisë të OKB-së nga Rusia, e cila vendosi veton duke e quajtur “përçarëse”.

Një qëndrim të ngjashëm publik mbajti edhe Serbia. Megjithatë, këtë të shtunë, Vuçiq shprehu “zemërim dhe hidhërim” ndaj kryerësve të masakrave.

“Serbia qartazi dhe pa mëdyshje dënon këtë krim të tmerrshëm dhe është e neveritur ndaj të gjithë atyre që morën pjesë, dhe do të vazhdojë t’i sjellë ata para drejtësisë”, tha ai.

Kjo deklaratë shkon përkundër një deklarate të mëparshme të Vuçiqit në 20 korrik 1995, menjëherë pas kësaj masakre, kur ai deklaronte se “për çdo serb të vrarë, do të vrisnin 100 myslimanë”.

Megjithatë, prej kohësh Vuciqi i sotëm ka kthyer kursin e timonit të politikës serbe, duke u larguar nga e shkuara e vendit dhe nga vëllazëria e saj me Rusinë, dhe duke u orientuar përherë e më shumë drejt Bashkimit Europian dhe Perëndimit.

Megjithatë, zemërata e turmës në Srebrenicë, e detyroi Kryeministrin e Serbisë dhe shpurën e tij që të vraponin drejt makinave të tyre nën një breshëri sendesh që u hidheshin.

Ndërkaq, në sfond, dëgjohet imami mysliman i pranishëm në ceremoni që u bën thirrje të pranishmëve të përmbahen dhe “të mos e humbin dinjitetin”.

Një lule dhimbjeje për Vuçiqin

Para incidentit, në mbërritjen e tij ceremoniale, Vuçiq u prit nga një përfaqësuese e Nënave [të viktimave] të Srebrenicës.

Hatixha Mehmedoviq pasi takoi Kryeministrin e Serbisë, i vendosi atij një lule përkujtimore të masakrës në xhepin e përparme të xhaketës.

Vuçiq shtrëngoi duart me të moshuarën me një pamje dinjitoze dhe duke i treguar gjithë respektin ceremonial.

Masakra e Srebrenicës është cilësuar si më e keqja që nga Lufta e Dytë Botërore.

Rreth 7,000 burra e djem myslimanë boshnjakë u vranë nga forcat serbe-boshnjake, pasi ata morën në kontroll zonën e konsideruar si të sigurt nga Kombet e Bahskuara në korrik të vitit 1995.

Para pak ditësh, Ban Ki Moon pranoi dështimin e OKB-së në mbrojtjen e civilëve boshnjakë, duke pohuar edhe përgjegjësinë e kësaj organizate në masakrën e ndodhur./kallxo.com/

Image
Image

Image

Image


 

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Kërcënoi një qytetar me armë dhe rezistoi ndaj policisë, arrestohet personi i dyshuar në Fushë Kosovë

Kërcënoi një qytetar me armë dhe rezistoi ndaj policisë, arrestohet personi i dyshuar në Fushë Kosovë

Senatori amerikan: Kosova propozoi marrëveshje financiare për ta bërë Bondsteelin bazë të përhershme të SHBA-së

Senatori amerikan: Kosova propozoi marrëveshje financiare për ta bërë Bondsteelin bazë të përhershme të SHBA-së

Gjilani mposht bindshëm Drenicën, fiton pas tri vitesh në shtëpi ndaj këtij kundërshtari

Gjilani mposht bindshëm Drenicën, fiton pas tri vitesh në shtëpi ndaj këtij kundërshtari

Shqipëria mbyll kapitullin e 4-t të negociatave me BE-në, Rama: Le ta tundim këtë shtëpi, ta bëjmë realitet

Shqipëria mbyll kapitullin e 4-t të negociatave me BE-në, Rama: Le ta tundim këtë shtëpi, ta bëjmë realitet

BE-ja e shqetësuar për praninë e Radoiçiçit në tubimin e SNS-së, kërkon drejtësi për Banjskën

BE-ja e shqetësuar për praninë e Radoiçiçit në tubimin e SNS-së, kërkon drejtësi për Banjskën

Protestuesit rikthehen para Ministrisë së Arsimit, qëllojnë me gurë dhe kapsollë efektivët e policisë

Protestuesit rikthehen para Ministrisë së Arsimit, qëllojnë me gurë dhe kapsollë efektivët e policisë

Aktgjykimi i Speciales e rikthen debatin për anëtarësim në KiE, por s’i mund të ndodhë kjo?

Aktgjykimi i Speciales e rikthen debatin për anëtarësim në KiE, por s’i mund të ndodhë kjo?

Balla paralajmëron ndryshimet kushtetuese në Shqipëri: Të ulim numrin e deputetëve nga 140 në 101

Balla paralajmëron ndryshimet kushtetuese në Shqipëri: Të ulim numrin e deputetëve nga 140 në 101

Komisioni shpall thirrjen për dy gjyqtarë të rinj të Kushtetueses

Komisioni shpall thirrjen për dy gjyqtarë të rinj të Kushtetueses

Konjufca në Varshavë: Integrimi i Kosovës, pjesë e forcimit të sigurisë së vetë Evropës

Konjufca në Varshavë: Integrimi i Kosovës, pjesë e forcimit të sigurisë së vetë Evropës

Hoti në mbrojtje të Mehmetajt pas kanosjes nga Geci

Hoti në mbrojtje të Mehmetajt pas kanosjes nga Geci

Lladrovci për Thaçin: Ai e do Kosovën më shumë se veten

Lladrovci për Thaçin: Ai e do Kosovën më shumë se veten

Haxhiu pret Auditoren e Përgjithshme, kërkon llogaridhënie për paranë publike

Haxhiu pret Auditoren e Përgjithshme, kërkon llogaridhënie për paranë publike

AGK-ja dënon kanosjen ndaj Lirim Mehmetajt

AGK-ja dënon kanosjen ndaj Lirim Mehmetajt

Gjini takon senatorët amerikanë: Integrimi i Kosovës në NATO, garanci për stabilitetin

Gjini takon senatorët amerikanë: Integrimi i Kosovës në NATO, garanci për stabilitetin

Mali i Zi mbyll edhe 3 kapituj me BE-në, Kos: Sot, do të mbyllim një kapitull me Shqipërinë

Mali i Zi mbyll edhe 3 kapituj me BE-në, Kos: Sot, do të mbyllim një kapitull me Shqipërinë