Lajmet

Gjini: Kosova është në kolaps energjetik, 27 milionë euro import vetëm në shtator

24.10.2026 13:17
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Gjini: Kosova është në kolaps energjetik, 27 milionë euro import vetëm në shtator

Kryetari i Aleancës , Ardian Gjini, ka deklaruar se Kosova po përballet me krizë të rëndë energjetike, duke pretenduar se vetëm gjatë muajit shtator importi i energjisë elektrike ka kushtuar rreth 27 milionë euro. Ai ka paralajmëruar se vendi mund të detyrohet të importojë energji në vlerë prej së paku dy milionë eurosh në ditë, ndërsa ka akuzuar Qeverinë për dështim në riparimin e bojlerit të njërit prej blloqeve të prodhimit, raporton Ekonomia Onlin.

Në një konferencë për media, Gjini ka paralajmëruar se Aleanca javë e ardhshme do të kërkojë interpelancë në Kuvendin e Kosovës lidhur me këtë çështje.

Ai ka thënë se kostot e importit të energjisë elektrike rëndojnë drejtpërdrejt mbi qytetarët, qoftë përmes faturave, qoftë përmes shpenzimeve nga buxheti i shtetit.

“Sot e kemi thirrur në konferencë për shtyp për me e kthy vëmendjen e opinionit të Kosovës te gjendja në të cilën sot është Kosova. Që ndërlidhet me ekonominë, që ndërlidhet pothuajse me gjithçka tjetër, e që ka të bëjë me energjinë elektrike, me energjinë në Kosovë. Më duhet me ju thënë që Kosova, thashë, është në kolaps. Edhe një herë: pas shumë viteve, me një import brutal të energjisë elektrike, me çmime brutale, çmime të cilat në fund të fundit të gjitha paguhen prej xhepave të qytetarëve të Kosovës. E dimë që ka shumë kamuflime, e dimë që shumë çka sikur në raste të tjera, unë e përdor një fjalë “pështjellët” në Kosovë, ama duhet me e potencu pastër. Që do të thotë që paguhet për energji elektrike, del prej xhepave të qytetarëve të Kosovës. Qoftë përmes faturave, qoftë përmes pagesave skandaloze prej buxhetit të Kosovës, për shkak se edhe buxheti i Kosovës, vjen prej xhepave të qytetarëve të Kosovës përmes taksave, të cilat ju merr shteti”, tha Gjini.

Ai ka dhënë edhe shifra për importin dhe prodhimin e energjisë, duke thënë se në momentin kur po fliste, prodhimi ishte rreth 372 megavat, ndërsa kërkesa e kalonte 800 megavatët.

“Duhet me ju thënë që importi i energjisë elektrike deri tash është diku 27 milion euro. Këtë veç shtatorit jemi duke folur, vetëm shtatorin. Duhet me ju thënë që e kemi prodhimin e energjisë elektrike diku në 372 megavat tash e kërkesën në këto momente e kemi mbi 800 megavat. Do të thotë momentet kur nuk pritet me pas shumë kërkesë. Është kërkesë e ulët. Mundet me shku shumë më lart. Që do të thotë po mbërrijmë minimum me importu energji elektrike 2 milion euro në ditë”, tha ai.

Gjini ka akuzuar Qeverinë se ka dështuar, sipas tij, me qëllim në tenderin për riparimin e bojlerit, duke pretenduar se procedura është mbyllur pa fitues dhe se kjo ka bërë që riparimi të mos përfundojë.

“ Të njëjtat kompani për që licencohen për transport të energjisë elektrike, edhe për mashtrime të tjera janë të njëjtat të njëjtat, prapë janë të njëjtat. Për të cilat edhe mediat edhe ne e kemi folur për një kohë të gjatë. E dini që kurti ka dalë në Kuvend të Kosovës para nja 3 viteve, edhe ju ka mbajtur ligjëratë deputetëve dhe qytetarëve të Kosovës për bojlerat edhe për filterat. E tash po ju tregoj diçka. Këta e kanë dështu me qëllim tenderin e riparimit të bojlerave, bojlerit. I cili ka pas me u riparu deri në fund të këtij viti, e kanë hapur tenderin, e kanë mbyllur tenderin pa fitues, për me i zbulu çmimet e ofertave që është aferë korruptive brutale, kanë marrë ankesa edhe ai bojleri i kurtit është i pariparuar. Që ai i njëjti bojler për të cilin ka folur para nja 2 vjet e gjysmë. Tash çfarë ndodh? Prapë duhet ose në dhjetor ose në janar ose në shkurt prapë duhet me e nxjerrë prej sistemit bllokun më të madh që e kemi, në prodhim, për me e riparu atë bojlerin për të cilin ka folur personi i cili e udhëheq mashtrimin më të madh në histori të Kosovës. Aleanca do të kërkoj interpelnacë nga qeveria e Kosovës për këtë ceshtej”, tha ai

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Gjini: Kosova është në kolaps energjetik, 27 milionë euro import vetëm në shtator

Gjini: Kosova është në kolaps energjetik, 27 milionë euro import vetëm në shtator

Presidentja fton banorët e Luginës të votojnë nesër në zgjedhjet serbe: Më shumë deputetë shqiptarë e zë më të fuqishëm

Presidentja fton banorët e Luginës të votojnë nesër në zgjedhjet serbe: Më shumë deputetë shqiptarë e zë më të fuqishëm

Gërvalla u bën thirrje shqiptarëve të Luginës dhe diasporës të votojnë Koalicionin Shqiptar më 25 tetor

Gërvalla u bën thirrje shqiptarëve të Luginës dhe diasporës të votojnë Koalicionin Shqiptar më 25 tetor

Bashkimi Evropian: Mirëpresim vendimin e presidentes për të kthyer në rishqyrtim Ligjin për Dhomat e Specializuara

Bashkimi Evropian: Mirëpresim vendimin e presidentes për të kthyer në rishqyrtim Ligjin për Dhomat e Specializuara

Ambasada amerikane: Presim që të zhvillojmë dialog strategjik me Kosovën kur të krijohen kushtet e duhura

Ambasada amerikane: Presim që të zhvillojmë dialog strategjik me Kosovën kur të krijohen kushtet e duhura

Specialja flet pasi vajza e Jakup Krasniqit alarmoi për gjendjen e tij dhe refuzimin për t’u mjekuar në qelinë e Hagës

Specialja flet pasi vajza e Jakup Krasniqit alarmoi për gjendjen e tij dhe refuzimin për t’u mjekuar në qelinë e Hagës

Rama kërcënoi protestuesit se do iu ndalohet hyrja në BE, reagimi i eurodeputetes: Mos u dekurajoni, vijoni tubimet paqësore

Rama kërcënoi protestuesit se do iu ndalohet hyrja në BE, reagimi i eurodeputetes: Mos u dekurajoni, vijoni tubimet paqësore

Shiroka Pula takon homologun hungarez, kërkon mbështetje për integrimin evropian të Kosovës

Shiroka Pula takon homologun hungarez, kërkon mbështetje për integrimin evropian të Kosovës

Samiti i Procesit të Berlinit, ambasada: Gjermania mbështet integrimin evropian të Kosovës, BE-ja duhet të zgjerohet

Samiti i Procesit të Berlinit, ambasada: Gjermania mbështet integrimin evropian të Kosovës, BE-ja duhet të zgjerohet

Kryesia e Kuvendit vendos të hënën për seancën e radhës, në rend dite ndryshimet buxhetore

Kryesia e Kuvendit vendos të hënën për seancën e radhës, në rend dite ndryshimet buxhetore

Betohen 515 ushtarë të rinj, Kurti: Mbi 1 miliard euro investime në ushtri gjatë këtij mandati

Betohen 515 ushtarë të rinj, Kurti: Mbi 1 miliard euro investime në ushtri gjatë këtij mandati

Gani Geci lirohet nga paraburgimi

Gani Geci lirohet nga paraburgimi

Nis ceremonia e betimit të rekrutëve të rinj të FSK-së

Nis ceremonia e betimit të rekrutëve të rinj të FSK-së

Rrahmani i drejtohet auditorës së përgjithshme: Më shumë m’u duk si zëdhënëse e Qeverisë sesa paraqitje reale e një dokumenti

Rrahmani i drejtohet auditorës së përgjithshme: Më shumë m’u duk si zëdhënëse e Qeverisë sesa paraqitje reale e një dokumenti

Tahiri kërkon interpretim ligjor për ligjin për Specialen, Qorrolli pret procedimin nga Haxhiu

Tahiri kërkon interpretim ligjor për ligjin për Specialen, Qorrolli pret procedimin nga Haxhiu

Deputetët opozitarë kundërshtojnë projektligjin për Byronë: Është në kundërshtim me qëllimin për të cilin është nisur

Deputetët opozitarë kundërshtojnë projektligjin për Byronë: Është në kundërshtim me qëllimin për të cilin është nisur