Vuçeviq: S’punojmë pas shpine, po të urdhëronte Vuçiq ne do hynim por do ta informonim KFOR-in

E publikuar: 02/10/2023 13:21
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministri i Mbrojtjes Millosh Vuçeviq,siç edhe është pritur, i ka dalë në mbrojtje shefit të tij Aleksandar Vuçiq.

Ai pretendon se po të jepte urdhër presidenti serb Vuçiq, “do të hynim në territorin e Kosovës.”

“Do ta informonim KFOR-in”, theksoi ai.

Këto deklarata ai i bëri gjatë një konferencë për media.

“Nëse Forcat e Armatosura të Serbisë marrin urdhër nga presidenti i Serbisë, si Komandant Suprem, për të hyrë në territorin e Republikës së Kosovës, një detyrë të tillë Forcat e Armatosura do ta kryejnë me efikasitet, profesionalizëm dhe sukses”

“Ka një fushatë sistematike kundër Ushtrisë Serbe, ne asgjë nuk punojmë pas shpine.”

Pavarësisht se Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, dje, me fakte paraqiti video të trajnimeve të serbëve para sulmit terrorist në Banjskë, Vuçeviq tha se nuk ka pasur trajnime të ndonjë force terroriste apo ndonjë depërtim në territorin e Kosovës.