Vriten gazetarë të Radios Evropa e Lirë në Kabul

30.04.2018 11:46
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Vriten gazetarë të Radios Evropa e Lirë në Kabul

Dy sulme të koordinuara vetëvrasëse në Kabul vranë së paku 25 persona, përfshirë dy korrespondentë të Radios Evropa e Lirë dhe së paku pesë gazetarë të tjerë.

Policia tha se së paku 45 veta janë plagosur dhe paralajmëroi se numri i viktimave mund të rritet.

Përgjegjësinë për sulmet e mori grupi militant Shtetit Islamik.

Zyrtarë të Ministrisë së Shëndetësisë thanë se njëri sulmues vetëvrasës ka hedhur veten në erë në lagjen Shash Darak, pranë ndërtesave të shërbimeve të inteligjencës.

Sulmi i dytë ka ndodhur 20 minuta më vonë, kur një sulmues vetëvrasës, duke pretenduar se është gazetar, ka hedhur veten në erë jashtë Ministrisë për Zhvillim Urban, ku kanë qenë të mbledhur gazetarë.

Gazetarët e Radios Evropa e Lirë Abadullah Hananzai dhe Moharram Durani janë në mesin e shtatë pjesëtarëve të mediave të vrarë në sulmin e dytë. Agjencia AFP e identifikoi Shah Marain, fotograf i kësaj agjencie në Kabul, si gazetar tjetër të vrarë.

Gazetari tjetër i Radios Evropa e Lirë, Sabawoon Kakar, është në mesin e të plagosurve.

AP citoi zëdhënësin e policisë në Kabul, Hashmat Stanekzai, të ketë thënë se katër policë janë vrarë në të dyja shpërthimet.

Kabul
Kabul

Në një deklaratë të lëshuar përmes agjencisë së tij të lajmeve Amaq, Shteti Islamik tha se luftëtarët e tij i kanë kryer sulmet. Ato ndodhin vetëm pak ditë pasi militantët talibanë kanë nisur një ofensivë të re, duke refuzuar thirrjet e Qeverisë afgane për bisedime për paqe.

“I dënojmë në termat më të fuqishëm sulmet e sotme frikacake në Kabul, të cilat kanë lënë të vrarë dhe të plagosur forca afgane dhe qytetarë të pafajshëm afganë, përfshirë gazetarë afganë”, tha përmes një deklarate John Nicholson, komandant i forcave të SHBA-së dhe të NATO-s në Afganistan.

“Armiqtë e Afganistanit nuk mund të fitojnë. Veprimet si këto vetëm se forcojnë përkushtimin tonë të palëkundur ndaj popullit të Afganistanit”, tha Nicholson.

Shefi i policisë në Kabul, Dawood Amin, tha se zona pranë sulmeve, që përfshin shumë zyra të huaja, është mbyllur dhe se hetimet janë duke u zhvilluar.

Hananzai ka qenë gazetar dhe video-kameraman, i cili ka punuar në një projekt kundër narkotikëve për Radion Evropa e Lirë, të quajtur “Karavani i Helmit”.

Durrani ka qenë gazetare që ka punuar në një program javor të Radios Evropa e Lirë për gratë.

Rreth një javë më parë, një sulm vetëvrarës ka vrarë 60 veta dhe plagosur së paku 120 të tjerë në një qendër për regjistrim të votuesve në Kabul.

Shteti Islamik e ka marrë përgjegjësinë edhe për këtë sulm, që ka ndodhur më 22 prill në lagjen Dashte Barçi, zonë e populluar me shiitë.

Grupi militant sunit sulmon shpesh pakicën shiite të Afganistanit, pasi e konsideron si femohuese.

Qeveria në Kabul lufton edhe militantët talibanë, të cilët janë rrëzuar nga pushteti nga një pushtim i udhëhequr nga SHBA-ja 17 vjet më parë./REL/

Komentet

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Informatat e fundit të Prokurorisë: Po e intervistojmë secilin, është zbrazur pothuajse një karikator

Informatat e fundit të Prokurorisë: Po e intervistojmë secilin, është zbrazur pothuajse një karikator

Pas shfaqjes së variantit të ri, bien aksionet e naftës në tregjet globale

Pas shfaqjes së variantit të ri, bien aksionet e naftës në tregjet globale

Zyra e BE-së në Kosovë dënon ashpër sulmin në Gllogjan

Zyra e BE-së në Kosovë dënon ashpër sulmin në Gllogjan

Kurti, ushtarëve të FSK-së: Ju jeni vazhdimësi e UÇK-së

Kurti, ushtarëve të FSK-së: Ju jeni vazhdimësi e UÇK-së

Reagimi ambasada amerikane pas krimit makabër në Gllogjan

Reagimi ambasada amerikane pas krimit makabër në Gllogjan

Serbia ua refuzon ministrave kosovarë kërkesën për vizitë në Medvegjë, Preshevë e Bujanoc

Serbia ua refuzon ministrave kosovarë kërkesën për vizitë në Medvegjë, Preshevë e Bujanoc

Kujdestares së klasës i dridhet zëri derisa e përshkruan nxënësen e saj që u vra mbrëmë

Kujdestares së klasës i dridhet zëri derisa e përshkruan nxënësen e saj që u vra mbrëmë

Raporti i policisë: Sulmi në Gllogjan dyshohet se u krye me kallash, i dyshuari gjendet në arrati

Raporti i policisë: Sulmi në Gllogjan dyshohet se u krye me kallash, i dyshuari gjendet në arrati

Guvernatori Mehmeti: Rritja ekonomike gati 10%, remitencat deri në 15% më shumë

Guvernatori Mehmeti: Rritja ekonomike gati 10%, remitencat deri në 15% më shumë

Kryetari i BCCK takohet me të dërguarin e kryeministrit për tregti në Ballkanin Perëndimor

Kryetari i BCCK takohet me të dërguarin e kryeministrit për tregti në Ballkanin Perëndimor

Drejtori i policisë për rastin në Gllogjan: Ka dy pista, po zhvillohen aksione

Drejtori i policisë për rastin në Gllogjan: Ka dy pista, po zhvillohen aksione

Presidentja Osmani për tragjedinë në Gllogjan: Kjo është goditje ndaj rendit e sigurisë sonë

Presidentja Osmani për tragjedinë në Gllogjan: Kjo është goditje ndaj rendit e sigurisë sonë

Krimi makabër në Gllogjan, flet dëshmitari që ishte në autobus

Krimi makabër në Gllogjan, flet dëshmitari që ishte në autobus

Sali Berisha i shpëton një aksidenti, dy shtetas të Kosovës të plagosur

Sali Berisha i shpëton një aksidenti, dy shtetas të Kosovës të plagosur

Sveçla: Kërkova nga Policia mobilizim maksimal për ta kapur sa më shpejtë autorin e këtij krimi makabër

Sveçla: Kërkova nga Policia mobilizim maksimal për ta kapur sa më shpejtë autorin e këtij krimi makabër

Kurti: Policia është mobilizuar me kapacitetet e saj të plota për të mundësuar drejtësi

Kurti: Policia është mobilizuar me kapacitetet e saj të plota për të mundësuar drejtësi