Vrasje në tentativë në Gjilan

E publikuar: 16/11/2023 09:32
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Katër persona janë arrestuar në Gjilan pasi u rrahën mes veti për një pronë.

Policia në vendin e ngjarjes ka sekuestruar një armë, gëzhoja dhe 13 fishekë.

Me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, njofton policia në raportin 24 orësh.

Njoftimi i plotë:

VRASJE NË TENTATIVË / LËNDIM I LEHTË TRUPOR / SULM

Rr. Lufta e Gjilanit, Gjilan 15.11.2023 – 11:20. Janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj kosovar, për shkak se janë përleshur fizikisht në mes vete pas një mosmarrëveshje rreth një kontesti pronësor. Në vendin e ngjarjes, është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë e kalibrit 9mm., një gëzhojë dhe 13 fishekë. Të dyshuarit pas intervistimit, me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.