Personi që është vrarë nga zyrtari policor sot në Ferizaj, është axha i zotriut të parë, Prindon Sadriu.
Ne media raportohet se viktima e këtij rasti tragjik është Sadri Sadriu (nga Lugina e Preshevës) – i cili u qëllua me armë zjarri jashtë oborrit të një restoranti.
Sinjali ekskluzivisht mëson se viktima është i afërm i bashkëshortit të Presidentes Vjosa Osmani, Prindon Sadriut – (axha i burrit të presidentes së Kosovës)
Sipas informacioneve të para thuhet se ngjarja ndodhi në oborrin e një restoranti ku po mbahej një aheng familjar – Viktima erdhi për ta martuar nipin dhe u vra nga polici që paguhet ta mbrojë jetën e qytetarëve.
Policia ka konfirmuar se i dyshuari për vrasjen në një dasëm në Bibaj të Ferizajt është zyrtar policor.