Vrasja e Enver Hadrit, Gjykata belge ua rikonfirmon dënimin me burg të përjetshëm tre serbëve

E publikuar: 07/01/2025 19:28
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

“The Brussels Time” dhe gazeta belge “Leavenir” kanë raportuar se tre serbët, Veselin Vukotic, Andrija Draskovic dhe Bozidar Spasic janë rikonfirmuar si fajtor për rastin e vrasjes së aktivistit shqiptar, Enver Hadrit.

Vukotic dhe Draskovic janë shpallur fajtor për ekzekutimin e krimit dhe Spasic për urdhrin e dhënë, gjë për të cilën të treve iu është rikonfirmuar dënimi me burim të përjetshëm nga Gjykata Penale në Bruksel.

Për të njëjtit dënimi me burgim të përjetshëm ishte marrë në vitin 2016, megjithatë vendimi ishte apeluar.

Aktivisti kosovar dhe ish-presidenti i Komitetit për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut në Kosovë, Enver Hadri ishte qëlluar me plumb në kokë më 25 shkurt 1990 teksa po ngiste automjetin e tij dhe kishte ndaluar para semaforit, në rrugën Saint-Bernard në Saint-Gilles.

Hetimi, i cili zgjati disa vite, arriti në përfundimin se ishte një atentat politik, i urdhëruar nga shërbimet inteligjente të ish-Jugosllavisë, me ndihmën logjistike të botës së krimit të Beogradit.