Ekonomi

Vonesat në sigurimin e vaksinave e shtrinë sëmundjen gungore tek kafshët

13.09.2016 18:00
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Vonesat në sigurimin e vaksinave e shtrinë sëmundjen gungore tek kafshët

Mbi 200 krerë lopë kanë ngordhur në Kosovë nga sëmundja gungore e lëkurës, ndonëse ende nuk ka shënime të sakta për numrin e plotë të kafshëve të prekura me këtë sëmundje.

Qeveria e Kosovës thotë se ka ndarë rreth 1 milion euro për sigurimin e vaksinave për këtë sëmundje, që nga qershori i këtij viti, kur edhe është paraqitur rasti i parë, por ato ende nuk kanë arritur në Kosovë.

Lamir Thaçi, zyrtar për informim në Agjencinë e Veterinës dhe Ushqimit, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se vonesat në vaksinimin e gjedheve janë bërë fillimisht për shkak të vështirësive në sigurimin e mjeteve materiale nga ana e Qeverisë, e më pas për shkak të transportit të vaksinave, pasi ato vijnë nga Afrika.

‘’Sëmundja gungore e lëkurës ka shtrirje në gjithë Kosovën dhe janë prekur një numër i madh i kafshëve, ku rreth 200 tashmë kanë ngordhur. Ne jemi duke bërë përpjekje që të sigurojmë vaksinat dhe të dalim në teren. Nuk kemi shifra të kafshëve të prekura me sëmundje, pasi ndryshon numri. Disa janë shëruar dhe e kanë tejkaluar sëmundjen, andaj kjo shifër ndryshon”, ka thënë Thaci.

Sëmundja gungore e lëkurës ka pasur shtrirje edhe në tërë Ballkanin. Sipas zotit Thaçi, gjendja me sëmundjen e gjedheve në Kosovë është e njejtë me gjithë Ballkanin, andaj edhe siç thotë ai, janë vazhdimisht në kontakt me shtetet e rajonit, në mënyrë që kjo situatë të tejkalohet sa më lehtë.

Në anën tjetër, drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, Naser Ramadani, ka bërë të ditur se njerëzit nuk janë të rrezikuar në mënyrë të drejtpërdrejtë nga kjo sëmundje, andaj nuk ka ndonjë rrezik të ndonjë epidemie të shëndetit publik.

‘’Duke pasur parasysh se sëmundja gungore e kafshëve është paraqitur në Kosovë dhe tashmë ka edhe raste fatale te kafshët, njerëzit nuk janë të rrezikuar në mënyrë të drejtëpërdrejtë me këtë sëmundje, duke e pasur parasysh se virusi i cili përhap këtë sëmundje nuk shkakton asnjë patologji të sëmundjes tek njerëzit. Mishi i kafshëve të sëmura nuk lejohet të përdoret dhe veterinerët praktikisht e kanë në kontroll të plotë gjendjen e shëndetit të kafshëve’’, ka thënë Ramadani.

Ndryshe, edhe vetë veterinarët kanë folur lidhur me këtë çështje, duke shpjeguar nëse paraqet rrezik tek shëndeti publik. Avni Robaj, veterinar, ka bërë të ditur se kjo sëmundje është paraqitur për herë të parë në Kosovë, por që po menaxhohet mire.

‘’Sëmundja gungore e lëkurës ëhstë sëmundje që nuk ka qenë e pranishme në vendin tonë. Këtë vit është paraqitur edhe në Kosovë. Është sëmundje që prek gjedhet dhe shkakton temperaturë tek kafsha, çalon, shkakton depresion dhe kemi një rënie të konsiderueshme ekonomike për shkak të rënies së peshës së kafshës, kualitetit të qumështit, kualitetit të lëkurës, e kështu me radhë.”

“Njerëzit nuk janë të rrezikuar dhe fermerët janë vetëdijësuar dhe menjëherë thërrasin veterinarët lokalë përgjegjës. Ne i marrim masat dhe i këshillojmë fermerët’’, ka thënë Robaj.

Aktualisht, komunat më të prekura me sëmundjen gungore në Kosovë janë Kaçaniku, Istogu, Komuna e Dragashit dhe e Kamenicës, megjithëse nuk përjashtohet as mundësia e shtrirjes në pjesët e tjera.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Kurti dhe Prattipati diskutojnë zhvillimet e fundit politike

Kurti dhe Prattipati diskutojnë zhvillimet e fundit politike

Netanyahu thotë se sulmuesi në avion “iu nënshtrua indoktrinimit radikal islamist”

Netanyahu thotë se sulmuesi në avion “iu nënshtrua indoktrinimit radikal islamist”

Haxhiu: Partitë të heqin dorë nga përpjekjet për ta çuar vendin në zgjedhje

Haxhiu: Partitë të heqin dorë nga përpjekjet për ta çuar vendin në zgjedhje