Von Cramon: Të hetohen sulmuesit e KFOR-it

E publikuar: 02/06/2023 16:09
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, si kërkesë për qetësim të situatës në veri, ka thënë se duhet edhe një hetim dhe ndjekje e plotë të autorëve që sulmuan ushtarët e KFOR-it të hënën e 29 majit në Zveçan.

“Një kërkesë shtesë, por thelbësore: Hetimi dhe ndjekja e plotë e autorëve të sulmeve kundër ushtarëve të KFOR-it. Ne të gjithë jemi jashtëzakonisht mirënjohës për gjithçka bëjnë trupat tanë dhe u urojmë atyre shërim të shpejt”, thuhet në postimin e Cramon.

Kujtojmë se të hënën në Zveçan janë lënduar 30 ushtarë të KFOR-it nga protestues të maskuar serbë, ku tre prej tyre janë plagosur me armë zjarri.

Ndërsa, Borrell dje pas takimit që pati me presidenten e vendit, Vjosa Osmani, homologun e saj francez, Emmanuel Macron, kancelarin gjerman, Olaf Scholz e presidentin serb, Aleksandar Vuçiq doli me tri kërkesa për Kosovën.

Ai kërkoi zgjedhje të reja, sigurimin e pjesëmarrjes së serbëve të Kosovës në to dhe fillimin e punës për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.