Von Cramon nuk jep shpresë për vizat: Kushtet janë përmbushur, por disa shtete po e pengojnë

E publikuar: 29/06/2021 15:03
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon pas vizitës disa ditore në Kosovë.Cramon tha se ka folur me kreun e Qeverisë, Albin Kurtin për dialogun por jo diçka specifikisht.

Ajo tha se presin që javëve të ardhshme mund të shihet një përafrim të pozicioneve ndërmjet Kurtit e presidentit serb Aleksandar Vuçiq dhe sipas saj kjo mund të bëhet përmes negociatave.

“Natyrisht se kemi folur për dialogun dhe kemi folur për procedurën e tij se si të merret me dialogun, por nuk jemi fokusuar në çështje specifike.Mendoj që në fillim të dialogut dhe asnjëherë nuk i kam takuar personalisht më përpara dhe shpresoj që në javët e ardhshme do të shohim një ngushtim të pozicioneve, një afrim të pozicioneve origjinale dhe kjo mund të bëhet përmes negociatave”, tha Von Cramon.

Cramon ka folur edhe për procesin e liberalizimit të vizave.

“Shpresojmë se në një moment do të shohim qëndrime më pak të polarizuara dhe gjatë presidencës së Gjermanisë kemi mundur ta kemi këtë temë në agjendë derisa Kosova i ka përmbushur kushtet teknike prandaj është çështje e Këshillit të Evropës dhe në këtë pikëpamje disa shtete anëtarë hezitojnë”, tha ajo.

Në fillim Cramon tha se është takuar me përfaqësuesit e KFOR-it.

“Jemi takuar me përfaqësuesit e KFOR-it pastaj ishte me ministrin nga Lista Serbe që ishte takim interesant në lidhje me perceptimin e tyre të minoriteteve serbe dhe si është bashkëpunimi me Qeverinë e re.Me ndihmën e BE-së, Qeveria e re ka filluar të punojë në këtë qasje dhe është një prej prioriteteve, çështja e furnizimit me energji që tashmë po zgjidhen dhe jam e kënaqur që publiku më i gjerë po i kuptoj çështjet e ndryshimeve klimatike.Ka një fokus të veçantë në edukimin mjedisor dhe pse duhet t’i mbrojmë kafshët, pastaj pika tjetër gjatë udhëtimit ishte në Brezovicë dhe kemi folur me OJQ të ndryshme. Të dielën kemi shkuar në Prizren dhe është shtylla e trashëgimisë suaj dhe Prizreni është model i komunitetit multi-etnik jo vetëm në Kosovë por në regjion”, shtoi ajo.

“Kemi folur me udhëheqësit e opozitës në Parlament kemi pasur takim me presidenten e Kosovës”.

Cramon i’u ka bërë thirrje krerëve institucional që të marrin pjesë në paradën e krenarisë si dhe të lejohet me Kodin Civil martesa e gjinisë së njëjte.