Von Cramon: Ministri i Brendshëm francez është kundër heqjes së vizave për Kosovën

23.06.2022 22:08
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Von Cramon: Ministri i Brendshëm francez është kundër heqjes së vizave për Kosovën

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, eurodeputetja Viola Von Cramon ka thënë se ministri i Brendshëm i Francës, Gerald Darmanin, është shkaktar qe Franca nuk aprovon heqjen e vizave për Kosovën.

E pyetur nga Francizka Tschinderle, një gazetare gjermane, lidhur me pengesat e vendosura nga Franca dhe presidenti i saj Emmanuel Macron, për çështjen e liberalizimit të vizave për Kosovën, Von Cramon ka thënë se problemi qëndron tek ministri i Brendshëm i qeverisë franceze, Gerald Darmanin.

“Problemi nuk është ai dhe këshilltarët e tij, por ministri i Brendshëm. E vështire”, i është përgjigjur Von Cramon gazetares gjermane.

Ministri i Brendshëm i qeverisë franceze, Gerald Darmanin.

Ndërkohë që gazetarja në Twitter kishte shkruar:

“A mund të më shpjegojë dikush politikën e jashtme franceze? Bllokimi i një shteti me 1,8 milion banorë me vite dhe vite nga marrja e diçkaje kaq themelore si liberalizimi i vizave. Çka saktësisht përfitojnë banorët e një shteti me 67 milionë banorë nga kjo?”

“Do të më interesonte vërtet të dijë se cilët janë këshilltarët ballkanikë të Macron dhe cilat janë shqetësimet e tyre”, ka shtuar ajo.

Diskutimi mes Francizka Tschinderle dhe Viola von Cramon në Twitter.

Në emisionin Rubikon të Klan Kosovës, të enjten në mbrëmje, ish-ministri i Integrimeve Evropiane, Bekim Çollaku deklaroi se pikërisht ministri i Brendshëm j Francës kishte kërkuar edhe me parë informata nga qeveria kosovare lidhur me disa aspekte teknike.

Sipas tij, Ministria e Brendshme e Francës frikësohet nga mundësia e “vërshimit” të një vale njerëzie nga Kosova qe do të largoheshin nga Kosova drejt shteteve të zonës Schengen.

Çollaku kishte shërbyer edhe si këshilltar i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Kurti, ambasadores së Luksemburgut: Ju lutem të përpiqeni të mos e takoni opozitën time

Kurti, ambasadores së Luksemburgut: Ju lutem të përpiqeni të mos e takoni opozitën time

Von Cramon: Ministri i Brendshëm francez është kundër heqjes së vizave për Kosovën

Von Cramon: Ministri i Brendshëm francez është kundër heqjes së vizave për Kosovën

Shkodra viziton Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin: Drejtësia dhe e vërteta do të fitojnë

Shkodra viziton Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin: Drejtësia dhe e vërteta do të fitojnë

Haradinaj: Sot nuk humbi Albini, por populli i Kosovës

Haradinaj: Sot nuk humbi Albini, por populli i Kosovës

Presidenca për liberalizim vizash: Ekziston mbështetja deklarative nga shumica e vendeve të BE-së

Presidenca për liberalizim vizash: Ekziston mbështetja deklarative nga shumica e vendeve të BE-së

Ish-ministrja e Integrimeve Evropiane: VV-ja e ka mbajtur peng Kosovën për vizat që 6 vjet

Ish-ministrja e Integrimeve Evropiane: VV-ja e ka mbajtur peng Kosovën për vizat që 6 vjet

Hoxhaj i reagon ashpër BE-së pas Samitit në Bruksel

Hoxhaj i reagon ashpër BE-së pas Samitit në Bruksel

Berisha: Kurti t’i lë kopallat e kota por t’u kërkojë vartësve të marrin masa kundër rritjes së çmimeve

Berisha: Kurti t’i lë kopallat e kota por t’u kërkojë vartësve të marrin masa kundër rritjes së çmimeve

Pas dështimit të Trustit, kërkohet dorëheqja e Qeverisë Kurti

Pas dështimit të Trustit, kërkohet dorëheqja e Qeverisë Kurti

Mustafa reagon pas Samitit: Bllokuesi i vizave nuk është vetëm Macron, është edhe Vjosa Osmani

Mustafa reagon pas Samitit: Bllokuesi i vizave nuk është vetëm Macron, është edhe Vjosa Osmani

Ministrja Schwarz takohet me ambasadorët e shteteve anëtare të KE, kërkohet anëtarësimi i Kosovës në këtë institucion

Ministrja Schwarz takohet me ambasadorët e shteteve anëtare të KE, kërkohet anëtarësimi i Kosovës në këtë institucion

Profesori nga Luksemburgu u reagon shefave të BE’së që nuk bënë asgjë për Ballkanin e Kosovën

Profesori nga Luksemburgu u reagon shefave të BE’së që nuk bënë asgjë për Ballkanin e Kosovën

Nuk kalon projektligji për tërheqjen e Trustit

Nuk kalon projektligji për tërheqjen e Trustit

Kryeministri holandez shfaqet i zbutur për Kosovën: Ka progres për vizat…

Kryeministri holandez shfaqet i zbutur për Kosovën: Ka progres për vizat…

Gjukanoviq: Në Këshillin Evropian u diskutua për liberalizimin e vizave për Kosovën

Gjukanoviq: Në Këshillin Evropian u diskutua për liberalizimin e vizave për Kosovën

Vuçiq: Nuk kishte rezultate konkrete, Kosova nuk i mori vizat

Vuçiq: Nuk kishte rezultate konkrete, Kosova nuk i mori vizat