Vogëlushja e piu detergjentin për pastrimin e banjës, është në gjendje të rëndë

E publikuar: 20/09/2016 15:47
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një vajzë e vogël 13 muajshe u paraqit me urgjencë në spitalin e pediatrik Shën Orsola në Bolonjë, pasi u zbulua se vogëlushja kishte pirë ilaçin për pastrimin e banjës në shtëpinë ku jetonte me prindërit e saj, me origjinë tuniziane të cilët jetojnë në Modena, Itali.

Sipas mjekëve fëmija për momentin mund të konsiderohet në rrezik për jetën, deri sa ata të dalin me diagnozën e saktë, pasi lëngu i rrezikshëm që ajo konsumoi mund të ketë prekur stomakun apo zorrët.

Incidenti ka ndodhur të premten e kaluar. Çifti e solli në spital së bashku me shishen nga e cila vajza e tyre kishte pirë. Ajo ishte një shishe pa emër, në të cilën nëna tuniziane kishte hedhur një lëng të holluar me ujë që e kishte blerë në Tunizi. Kjo e gjë e bëri edhe më të vështirë identifikimin e llojit të substancës toksike që konsumoi vogëlushja.

Për shkak të mungesës së laboratorëve të universiteteve, të menaxhimit spitali i Bolognas kërkoi ndihmë në kabinetin e Policisë Shkencore, operatorët e të cilit kanë marrë masa menjëherë, dhe gjetën se holluesi që përmbante ena nuk është një acid, por një substancë e fortë kimike.

Me këtë informacion bazë, mjekët ishin në gjendje të miratonin terapinë më të përshtatshme për të trajtuar fëmijën. Incidenti është raportuar edhe në prokurori.