Kryesore

VMRO kundër Kushtetutës: Shqipja s’mund të jetë zyrtare në Maqedoni

16.09.2016 17:35
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
VMRO kundër Kushtetutës: Shqipja s’mund të jetë zyrtare në Maqedoni

VMRO-DPMNE është kundër dygjuhësisë në tërë territorin e Maqedonisë, ka bërë të ditur sot deputeti i kësaj partie dhe shef i shtabit propagandistik partiak Ilija Dimovski.

Kështu, VMRO-ja edhe një herë “harroi” se, si rezultat i Marrëveshjes së Ohrit (MO) pas luftës më 2001 dhe me Kushtetutën e Maqedonisë, shqipja është gjuhë e dytë zyrtare në Maqedoni.

Ilija Dimovski, shefi i propagandës i VMRO-së së Gruevskit

“Barazimi i gjuhës maqedonase dhe shqipe në tërë territorin është absolutisht e papranueshme për VMRO-DPMNE-në. Me paralajmërimet për vendosjen e dygjuhësisë në tërë territorin e Maqedonisë sulmohet Kushtetua dhe rendi kushtetues i këtij shteti, plotësisht dilet jashtë Kushtetutës dhe të drejtat e garantuara për bashkësitë etnike dhe për fat të keq fillon proces të cilin askush nuk e dine nëse do të përfundoj me federalizim ose ndarje të Maqedonisë”, ka thënë Dimovski.

Në fakt, kjo është një përgjigje e partisë nacionaliste ndaj angazhimit të liderit të opozitës maqedonase, Zoran Zaev, i cili tha se shqiptarët duhet të gëzojnë të drejtën e përdorimit të gjuhës së tyre në tërë vendin, si dhe se s’është keq edhe për maqedonasit sikur të nisin të mësojnë shqip.

Me këtë VMRO-ja e Nikolla Gruevskit, vazhdon retorikën nacionaliste si para çdo procesi zgjedhor, kur nxit ndjenjat raciste të elektoratit të vet, duke potencuar “rrezikun nga shqiptarizimi dhe federalizimi i vendit”. Përveç Kushtetutës dhe MO-së, gjatë kësaj harrohet se partner dhe përkrahës kryesor në realizimin e projekteve nacionaliste, siç është “Shkupi 2014”, për të cilat shumëkush konsideron se janë me qëllim plaçkitjeje të mjeteve të buxhetit, Gruevski gjatë dekadës së kaluar ka pasur partinë shqiptare, BDI-në e Ali Ahmetit./GazetaExpress/

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Kurti dhe Prattipati diskutojnë zhvillimet e fundit politike

Kurti dhe Prattipati diskutojnë zhvillimet e fundit politike

Netanyahu thotë se sulmuesi në avion “iu nënshtrua indoktrinimit radikal islamist”

Netanyahu thotë se sulmuesi në avion “iu nënshtrua indoktrinimit radikal islamist”

Haxhiu: Partitë të heqin dorë nga përpjekjet për ta çuar vendin në zgjedhje

Haxhiu: Partitë të heqin dorë nga përpjekjet për ta çuar vendin në zgjedhje