Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka komentuar bojkotin që Lëvizja Vetëvendosje po e bënë duke mos marrë pjesë në debatet televizive për zgjedhjet e 9 shkurtit.
Çitaku ka thënë se VV mund tu ikë debateve dhe ballafaqimeve në studio por nuk mund t’i ikë 9 shkurtit.
“VV mundet me vendosë me i ikë debatit në studio televizive. Por, VV nuk mundet me i ikë 9 shkurtit.” – ka thënë Çitaku.