Vlora Çitaku thirr konferencë për media, s’tregohet arsyeja

E publikuar: 26/07/2024 22:40
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Koosvës, Vlora Çitaku do të mbajë nesër konferencë për media.

Konferenca do të mbahet në orën 14:30, në selinë qendrore të PDK’së.

Në njoftimin e PDK-së nuk është bërë e ditur arsyeja, mirëpo konferenca është thirrur disa minuta pasi mediat filluan të raportonin për ftesën që Presidentja Vjosa Osmani u ka dërguar liderëve të partive për konsultime rreth datës së zgjedhjeve